• |
ide | kryesore

Video bëhet virale, Pjanic zbulon trajnerin e ardhshëm të Juventus: është Guardiola…

Sport



Kërkimi i Andrea Agnelli e Pavel Nedved duket se është përqendruar tek një emër në vecanti: Joseph (Pep) Guardiola, që është kthyer të jetë favoriti për tu bërë trajneri i ri i Juventus. Në Itali, por jo vetëm, kërkohen konfirmime për atë që mund të jetë një goditje historike, me shumë mundësi e denjë për pasuesen e Cristiano Ronaldo për tifozët bardhezinj.

Për të përforcuar këtë mendim, ka shërbyer Miralem Pjanic, që ka publikuar në Instagram story një video në një bar në plazh. Por në një pikë, mesfushori boshnjak lëviz celularin, duke inkuadruar një të shkruar në molin aty pranë: “Joseph”, lexohet aty. Rastësisht, ose jo, emri që mund të bëhet trajneri i ri i Juventus, Joseph (Pep) Guardiola.

Shumë tifozë, e jo vetëm, e shohin si një të dhënë të futbollistit boshnjak për ti bërë tifozët të kuptojnë se do të vijë pikërisht Guardiola në krye të Juventus. Në pak kohë, video u bë virale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *