• |
ide | kryesore

52 migrantë ndalohen në kufirin Hungari-Serbi

Planet



Policia hungareze gjeti mbrëmjen e djeshme pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë një grup prej 52 migrantësh.

Ata u dërguan në një qendër ndalimi për azilkërkues, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Migrantët nuk posedonin dokumente personale, por që të gjithë e kanë deklaruar veten me origjinë afgane.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit për të kaluar në Evropë nga migrantët e Lindjes së Mesme.

Për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë për kontrollin kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ditë më parë Pesëdhjetë oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE u vendosën përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *