• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, makina me tre adoleshentë bie nga 10 metra lartësi

Lajme, Të fundit



Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps. Mësohet se mjeti ku udhëtonin tre të miturit të moshës rreth 15 vjeç ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gjorgos, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi. Makina tip “Reno Kleo” drejtohej nga njëri prej adoleshentëve, i cili e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve. Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *