• |
ide | kryesore

Aksioni opozitar, Basha takon aleatët në seli

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha do të takojë sot aleatët e tij në selinë blu, në orën 10:30. Mësohet se ë takimin me aleatët do të diskutohet për aksionin e mëtejshëm opozitar.  Takimi vjen një ditë pas paralajmërimit të Bashës në Durrës, ku foli rreth situatës aktuale politike dhe mundësisë të mbajtjes së një referendumi.

Kujtojmë që më 25 maj në orën 19:00, opozita e bashkuar do të organizojë protestën e gjashtë kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik. Gjithashtu Basha tha se PD-ja dhe opozita kanë për detyrë të përballen me të keqen, duke nxjerrë programin politik si alternativë shpëtimi për qytetarët.



2 Comments

  1. Vetem SPAK do ju vije hakut ju te gjitheve. Jeni shume injorante ju qe i ndiqni nga mbrapa keta sharlatane qe duan vetem rremuje per te bllokuar reformen ne drejtesi, qe eshte e vetmja gje qe shqiptaret e vuajtur duhet te presin!
    Le te mos behen zgjedhjet e 30 qershorit, kujt i plasi?!
    E rendesishme eshte te perfundoje reforma ne drejtesi dhe te ngrihen institucionet qe po i ben t’iu shkoje shurra ketyre politikaneve anti kombetar e hajdute! SHBA+BE+REFORMA = DINJITET SHQIPTARVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *