• |
ide | kryesore

Rama po e bën të pashmangshme dhunën e 30 qershorit

2, Arkiva, Ide

Nëse Edi Rama po lufton verbalisht me opozitën kundër dhunës imagjinare që mund të ngjasë në 30 qershor, ai po frymëzon militantët që ajo të ndodhë me doemos. Radhën për të hedhur edhe një hap më shumë në shkatërrimin e zgjedhjeve lokale e kanë bërë, këtë të enjte, katër anëtarët socialistë të KQZ-së. Me një vendim krejtësisht të pa ligjshëm ata ngritën dorën me urdhër partie, për të mos pranuar kandidaturat që PD dhe LSI-së duhet të paraqisnin për ngritjen e komisioneve zonale. Nëse Kodi Zgjedhor (neni 29 /shiko faksimilen poshtë) i obligon partitë kryesore të opozitës të plotësojnë gjysmën e KZAZ-ve, kamikazët e rilindjes në Komisionin Qëndror përdorën një mori akrobacish juridike për të pamundësuar këtë. Ishte një mjerim i madh ti vështroje live ata burra dhe gra të bënin aryetime politike që nuk u përkisnin, nëse një forcë politike që nuk garon në zgjedhje, ka të drejtën apo jo të ketë komisionerë, të merrnin rolin e gjykatësve kushtetues që mungojnë, për të interpretuar frymën e kodit dhe të jepnin përcaktime se kush quhet apo nuk quhet parti parlamentare, kur ligji i ka të shkruara të zeza mbi të bardhë.

 

Por, duke kryer këtë akt katërcipërisht të paligjshëm, të frymëzuar nga mendësia bizantine se nuk mund të pranojmë komisionerët opozitarë që do na i bëjnë lëmsh zgjedhjet, ata në fakt i varrosn ato.

Nga sot e tutje ne nuk do të kemi vetëm një përballje elektorale pa garë mes konkurentëve, por edhe një proces pa rojtarë. E gjithë trupa që do të dalë në rrugë në 30 qershor do të jenë rilindas: edhe kandidatët edhe votuesit edhe komisionerët edhe numëruesit edhe policët edhe vëzhguesit.

Natyrisht, që me koka më të ftohta dhe me njerëz që kërkojnë paqen, një masakër e tillë mund të ishte shmangur. Të gjithë e dinë se komisionerët nuk mund ti prishin zgjedhjet. Kamerat janë aty, policia po e po dhe sejcili që donte ta bënte atë, do të merrte mbi shpinë rriskun e disa viteve burg.

Nga ana tjetër socialistët do të ruanin një standart që qeveria Majko e vendosi në një vend të sapo dalë nga konflikti civil, kur në referendumin e kushtetutës së 1998, PD bojkotoi, por pati komisionerë në proces.

Rilindja do të ruante së paku faqen e realizimit formalisht ligjor të një procesi, ku vërtet opozita nuk pranoi të konkuronte, por ku gjithçka tjetër u zhvillua sipas rregullave.

Sot u humb edhe ky shanc.

Dhe kjo nuk ndodhi as prej mendjelehtësisë, as prej inatit të ndëshkimit të bojkotuesve dhe as prej arrogancës symbyllur të pushtetit.

E gjitha ka të bëjë me një krim të llogaritur me gjakftohtësi.

Duke eleminuar nga piramida e kontrollimit të 30 qershorit çdo kënd që nuk është besnik i partisë, Rama i ka hapur rrugë me ndërgjegjje manipulimit. Jo atij të garës që e ka të fituar. Por atij të legjitimitetit që do të rrjedhë pas këtyre zgjedhjeve të çala. Duke e ditur që i ka në xhep të 61 bashkitë, ai, do të mbushë kutitë me një tjetër qëllim, për të thënë se populli shiqiptar, i braktisi rrugëhumburit e PD-së dhe politikat e tyre të mbrapshta.

Pra, në këtë pike, manipulimi i 30 qershorit do të arrinte kulmin, ai nuk do të bëhej më për të fituar një post politik, por për të mbushur me gjellë gavetën e propagandës. Prandaj, sot KQZ-ja, kreu aktin anti- ligjor të mospranimit të komisionerëve opozitarë në proces.

Po si lidhet kjo manovër juridike me debatin nëse do të ketë apo jo dhunë në 30 qershor?

Fare thjeshtë.

Prej tre muajsh, për një mijë e një mëkate të rilindjes, opozita zgjodhi rrugën e djegjes së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve. Sado radikale të dukeshin këto vendime, në thelb ato ishin paqësore. Asgjë nuk është më e paqtë se dorëheqja apo mospjesmarrja.

Kjo trajektore do të ndryshonte vetëm në njw rast. Ajo do të etiketohej e dhunshme apo fajtore, nëse do ndryshonte këtë sjellje dhe do të pengonte dikë tjetër të shkonte të votonte. Po qe se zgjedhjet do organizoheshin në rregull, po qe se proceduarat nuk do të shkeleshin, askush nuk kishte të drejtën të pengonte idiotët e dobishëm të votonin atë ditë. Ashtu sikurse nuk mund të dhunohet dikush që do të marrë pjesë në një shfaqe estrade banale, apo në një spektakël pornografik vulgar, as ata që do të zgjoheshin herët në 30 qershor, nuk kishin pse ta pësonin këtë fat.

Të ishe pjestar në këtë farsë nuk do të qe një krim, por thjeshtë një akt moral që ka të bëjë me respektin për veten. Si i tillë, ai as mund të penalizohej dhe as të pengohej. Opozita nuk kishte detyrimin ta njihte, por aq më pak kishte të drejtën ta shkatëronte atë proces.

Ç’do akt kriminal i saj do të qe i dënueshëm.

Por edhe njëherë Edi Rama ka ndërsyer falangat e tij për të qënë të parët në shkeljen e ligjit dhe ushtrimin e dhunës së pushtetit. Duke urdhëruar KQZ që të zhdukte nga procesi edhe rojtarët opozitarë të votave, ai e shndëroi të deielën e fundit të qershorit, nga një ditë qesharake, në një ditë banditeske. Ashtu sikurse ka bërë këto gjashtë vite, ai e hodhi i pari hapin drejt paligjshëmirisë dhe dhunës. Prandaj dhe Basha, me aq njerëz sa i kanë mbetur, është i dënuar të reagojë. Ai nuk e ka më luksin të kthejë faqen tjetër.

©Lapsi.al

 

 

27 Comments

  1. o bushat se ke ca vjet po propagandon dhunen..ti vet do e maresh persiper te ushtrosh dhune?do shkosh te rrahesh e djegesh ne ndonje qender votimi?apo ti je vetem per ide?!!!!bujrum ti i pari njeher..pas teje gjithe gjeneralet e larte te opozites..e me pas militantet e partive..ata vetem ne fund,pasi tu kene pare juve njerzve te penes njeher qe jeni te gatshem te rrezikoni kokat tuaja e jo te te tjerve..si su vjen turp qe e perdorni aq lehte fjalen dhune?ty vetem dru te paskan mesuar ne familje?te paska fshikulluar jeta dhe te qenka rrenjos ne koke

    1. Bushati eshte analist qe gjykon se cfare mund te ndodhe, o kafe dietike! Nuk eshte terapisti jot qe ka per detyre te te thote se bota eshte e bukur dhe kryeminitri eshte kryeengjelli i nje kabineti engjejsh. Nuk e nxit bushati dhunen por ai qe provokon te dobetit me vetedijen qe eshte aq i forte sa mund t’i sharroje nese reagojne.

    2. Shkrim I turpshëm përsëri nga një palo analist ( i vetequajtur analist/gazetar)… I turpshëm në çdo aspect…
      Vetem në Shqiperi mund te ndodhë qe një palo gazetar të nxisi Jaipur e në menyre te vazhdueshme protestat e dhuhshme dhe justifikoje aktet terroriste te një grupi kriminal. Në çdo vend Europian ky birbo do ti duhej te perballej me ligjin dhe ta paguante shtrenjte kete nxitje antikonstitucionale. Nuk ndodh në bote qe parti parlamentare te lene institucionet ku Jane zgjedhur dhe te kerkoje prishjen e rregullave demoktatike me dhunen e rruges dhe terrorit dhe palo gazetar qe e nxisin e perkrahin kete pa pasur asnje frike për pasojat qe duhet te vije nga Khoi sjellje hapur kriminale. Në Europe kushdo qe del në proteste eshte I pergatitur te rrihet, burgoset, te paguaje sa qimja e kokes per çdo shkelje te ligjit etc…. Në shqiperi protestuesit duket se nuk kane asnje pasoje- madje ankohen për gazin lotuses dhe ujin me presion te policise dhe pacavure si Lapsi e kompani duket se nuk u ka hyre asnje gjemb në Kemb/asnje ndjekje penale për shperndarje te lajmeve te rreme apo shkrime qartesisht lufte nxitese dhe haptasi justifikojne veprimet antikushtetore te grupimeve paramilitare antishqiptare. Per me teper qe duket se keta kane perfitime ekonomike nga perhapja e lajmeve te rreme, mashtrimeve e ofendimeve publike dhe nxitjen e kaosit dhe dhunes

      1. Protesuesit e PD qe bejne pak me shume presion dalin plotesisht te vetedijshem qe do te izolohen dhunshem apo arrestohen. Asnje nuk ankohet per kete. Ato ankohen se jane arrestuar njerez kot dhe eshte perdor gaz qe ka mbyt te tjere qe nuk kane lidhje, jo me grupin e vogel por as me protesten. Edhe ne France ankohen per gazin dhe plumbat e gomes. Po atje ka institucione. Po ketu kush do ti mbroje nga abuzimet? Kryeministri, qe mirekupton kriminelet qe sulmuan kafsherisht Dollapin?! Apo avokatja popullit qe doli nga spitali duke thene qe iu duk mire Dollapi, te cilin te nesermen e futen ne operacion?!
        Ka dhe nje kategori protestuesish Europiane qe bejne cdo gje per tu arrestuar qe te dalin tek lajmet dhe te njihen, sic beri vete(plagosja)vendosja ketu. PD nuk ka nevoje fare per ate gje.
        Problemi eshte, qe protestuesit i kemi Europiane, institucionet Afrikane.

  2. Analize perfekte e Bushatit! Veprimet e KQZ dhe sidomos ky i sotmi jane deklarim i paster lufte nga Rilindja. Komisioneret jane punonjes administrative dhe nuk kane lidhje fare me faktin ne do marri pjese PD apo jo ne zgjedhje. Jane model ne miniature i vete KQZ. Sipas kesaj i bie qe te jap doreheqjen edhe kryetari i KQZ Zguri meqe PD nuk merr pjese ne zgjedhje. Jane ne metro keta njerez apo jo?!!!! Me pak fjale, letra e sotme e rames ishte vazelina per te lehtesuar aktin e perdhunimit ndaj opozites qe ndodhi po sot. Po jetojme ne cmendine nderkohe qe shkojme drejt kasaphanes!

  3. Ne janar Bushati ishte shume optimist per largimin e shpejte te Rames por kjo ishte nje miopi politike kur dihet qe pushteti nuk lihet kaq kollaj aq me teper kur ka presion. Tani eshte vone dhe Bushati eshte ulur ne llozhe dhe pret se si shqiptaret do te rrihen me njeri tjetrin ku dhe vet e gatoi kete perplasje.

  4. Pyesni Berishen,ai e di edhe ligjin edhe Maliqin,si tja doje bytha Edhe Shkullaku eshte i ligjit.Fajin e ka Frangaj qe Bushati kalon ne krahun tjeter.

  5. axhenda e rames dihet, shqiperia shume shpejt do marri fund si shtet. ne krye te dy viteve te ardhshme ne shqiperi nuk do numerohen me shume se njemilione njeqindmije njerez. qellimi eshte qe me pas ta mbushin me te zinj nga afrika dhe azia se ata qeverisen me lehte. keshtu do mbulohen dhe harrohen pislliqet galopante qe i jane bere ketij vendi 20 vitet e fundit. Kot nuk u be marrveshja me frontex, ndersa integrimi ne BE eshte nje mashtrim i madh, te cilit do i dali tymi shpejt

  6. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  7. PDja e nulifikoi veten kur doli nga parlamenti. Tani bo si ajo kurva qe bo si e ndershme mu te dera motelit.

    Sigurisht qe PDs i ka ngel dhuna ne rruge, po ky eshte diskutim tjeter. Nese del nga sistemi, dil dhe behu guerilas.

  8. Bushati i papare sot tek Rakipi. Per dreq ia mori vemendjen saliu, por ka qene super. E palosi muc nanon fiks si Gjermania Brazilin 7-1.

    1. Mut nanos i ka ngel ora tek saliu . Ata flisnin per ramen kurse ky idioti inteligjent mut nano pyeste po saliu ca beri . Ketij dhe merushe kurves i ka ngel ora me kohe . Mut nano dhe ti merushe gelbaza ju qift saliu grate vajzat plakat dhe gjithe burrat e shtepise dhe fisit.

  9. OK Bushat, thu:
    … as prej mendjelehtësisë, as prej inatit të ndëshkimit të bojkotuesve dhe as prej arrogancës symbyllur të pushteti t, por e gjitha ka të bëjë me një krim të llogaritur me gjakftohtësi.
    Rama i ka hapur rrugë me ndërgjegjje manipulimit.
    Jo atij të garës që e ka të fituar.

    Por atij të legjitimitetit që do të rrjedhë pas këtyre zgjedhjeve të çala.

    V. O.
    Ky marifet i ramës është ‘benzina’ mbi turren e zjarrit.
    Doli cipllak skema: Njera bande benzinen tjetra zjarrin, ndërkohë që logorijne për demokraci, zgjedhje te lira, shtetit & burrashtetsa…
    e po I hapet barku për milet….
    yyyyfff.

    Kush e merr popllin per budalla, ne fund e ha, tha.
    Dhe Jo vetem popllin.
    Skena PA gjo akooooma ♌

  10. Thjesht doja te beje nja falenderim per qendrimin e mbremshem tek Rakipi z.Bushati . Nanos i kishte ngel ora qe ne 2013 , Saliu Saliu Saliu . Ju i jepnit te gjitha faktet kunder Kadri Rame Kazanxhiu , ai thoshte Ok jam dakort me ty por po Berisha ça beri , po Berisha si do ta bente ? O Nano kurdise oren se je analist ose te pakten hiqesh . Beji nje formatim trurit , Saliu politikisht ka vdekur , vdiq atehere kur ju qelbesirat u bete te gjithe bashke . Per ty eshte e veshtire qe ti ta shkeputesh veten nga ai fshatari i rendomt . Jo shtate lekure por edhe sikur ti nderroje çdo vit po qelbesire mediokre do ngelesh . Te kesh turp ! Koha ta shplau shume shpejt krekosjen prej qebesire injorante te verbuar nga urrejtja .

  11. Ky po ia ben so ata qe pas 21 janarit dilnin neper studio televizive e bertisnin qe fajin e ka Rama qe nxorri protestuesit para kryeministrise

  12. Ik mer pedera. Ju keni frik te shkruani emrin ne komente, jo me te keni bythe te dilni e beni dhune.
    Edhe deri tani, ne se keni thyer ndonje xham, e keni bere se palloshi do te jape idene e nje liberali.
    Po diten e zgjedhjeve, po ngriti njeri doren per dhune, do mallkoje diten qe ka lindur.

  13. Po’ I ka dale gjyshi Hysni ne enderr dhe I ka thene cojini shqiptaret tani akoma sa ka akoma komuniste ne revolucioni pas revolucioni deri sa te arrini te bolsheviku prandaj Bushati dhe Shkullaku po’ nxisin dhune ndersa Zhejat dhe Rakiprat per interesat e tyre ekonomike, mjere shqiptaret me opozite dhe media tallava qe u bien tam tameve te 97 dhe djegies se Shqiperise.

  14. Te dyja palet duan dhune per te dale nga situata katastrofike ku e kane cuar vendin. Problemi eshte qe populli nuk do me i pa me sy Ramen, Berishen, Bashen, Meten, Kryemadhin etj si dhe tere lukunine e gazetareve dhe “biznesmeneve”.
    Bushati me duket se luan rolin e budallait qe perfshihet ne kete konflikt artificial dhe qe nuk analizon konfliktin real.

  15. Ti Bushat mos i bej avokatin djallit.
    Nese PD nuk deshiron te marre pjese ne zgjedhje mos te marre.
    Eshte kaq e thjeshte kjo pune. Pse po doni me vu zjarrin prape Shqiperise?
    Sepse ai plaku don zjarre. Prandaj ti mos u sill nen urdherat e tij. Turp.

  16. Te shitur!
    Ju qe me nuk ju dhemb Shqiperia e Kosova,ju qe pasi keni ngrene corben e prishur e keni perhapur si helm neper popull,mos e paqi hallall buken qe keni ngrene !
    Nuk bien me poshte prostitutat politike sorosiane,vegla te verberta te sektit te erret! Persida Asllani e cila fatkeqsisht vepren me te cilen krenohet e ka perkthimin e udheqesesve homoseksuale,kjo antare e sektit famekeq bashke me bashkjetuesin e saj, vepron edhe ne Kosove.
    Anila Godole pasi ka perpi fonde ne emer te demokracise ka futur koken edhe te fondet e kujteses.
    shto ketu edhe gruan e e Erion Velise mik i Persides sepse pikerisht te kujtesa ka shtrire helmin e vet gjarpri sorosian.Ketu edhe nje hoxhe ne Tirane jo ai ne krye te myslimaneve!
    Jashte te gjithe ju qe punoni dite e nate per shkaterrimin e vlerave!
    Jashte njehere e pergjithmone helmi sekt Soros me fondet e spiunet e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu