• |
ide | kryesore

Birce Akalay tregon peridhën e errët të jetës së saj (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aktorja  ka ndarë me fansat një nga momentet më të vështira të jetës së saj;. Birce është rikthyer pas në kohë,për të kujtuar e për t’u dhënë një mesazh të gjithëve rreth depresionit. Kur ishte vetëm 16 vjeç, aktorja ka kaluar në një fazë mjaft të vështirë. Kjo periudhë përkonte edhe me zhivillimin e karrierës së saj si balerinë. Teksa ka postuar foton e një fustani balerine, Birce ka shkruajtur:

“Sot, po shikoj thellë në rrënjët e jetës time. Mbaj mend, kur kam qenë 16 vjeç, kam kaluar periudhën më të errët. Depresioni sa vinte e shtohej dhe më dukej sikur sa herë dilja në skenë, duhej t’i shpjegoja njerëzve përse ndieja kaq shumë dhimbje. Mendoj se ka qenë periudha më e keqe e jetës time. Por jeta më ka dhuruar shumë gjëra të bukur, të cilat tani i shikoj më qartë. Vlerësoj çdo gjë që baleti më ka dhënë, por edhe më ka marrë. Së bashku me të, mësova të vlerësoj më tepër edhe jetën time.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *