Chelsea ka humbur betejën ligjore me Antonio Conte, të cilit duhet ti paguajë tashmë dicka më shumë se 10 milionë euro, barazvlefshëm me vitin e fundit të kontratës të papaguar, që e bëjnë Roman Abramovich të kalojë barrierën e 100 milionë euro për dalje të mirë të trajnerëve. Në vitet e menaxhimit të manjatit rus, nisur në 2003, Abramovic ka larguar para mbylljes së kontratës 9 trajnerë. Në listë janë emra të rëndësishëm, por ai që ka përfituar më shumë ka qenë José Mourinho, i përzënë dy herë: Special One është ngushëlluar me 27,5 milionë euro.
Lista e trajnerëve, në fakt, mund të shkojë shpejt me dy shifra, duke qenë se e ardhmja e Sarri në Londër është në dyshim të madh. Shkarkimi i tij i mundshëm në fund të sezonit do të ishte ai më ekonomiku për Abramovich: në momentin e largimit nga detyra, Sarri do të përfitonte 5 milionë stërlina. Por për një ide më të qartë të shpenzimeve, pa marrë shërbime, të Abramovic me trajnerët e shkarkuar nga Blus duhet konsultuar tabela.
Trajner Shkarkimi Dëmshpërblimi (milionë stërlina)
Antonio Conte korrik-18 9
Josè Mourinho nëntor-15 9,5
Roberto Di Matteo nëntor-12 10,7
Andrè Villas-Boas mars-12 12
Carlo Ancelotti maj-11 6
Luiz Felipe Scolari shkurt-09 12,6
Avram Grant maj-08 5,5
Josè Mourinho shtator-07 18
Claudio Ranieri qershor-04 6