• |
ide | kryesore

Çmenduria e netëve prej luanësh: Gravesen ka humbur 61 milionë euro në poker!

Sport



Një karrierë e gjatë në futboll me fanellat e Vejle, Hamburg, Everton, Real Madrid e Celtic, përpara se të varte këpucët në gozhdë në 2008. Po flasim për Thomas Gravesen, ish-mesfushorin danez protagonist edhe me fanellën e Kombëtares. Sot, ish-blancos, jeton gjashtë muaj në vit në Los Angeles e, falë investimeve të tij të kujdesshme, ka grumbulluar shifrën e 113 milionë euro. Sa keq që po aq të pakujdesshme kanë qenë edhe humbjet, për shkak të …pokerit.

Gravesen, sipas asaj që bëhet e ditur nga e përditshmja spanjolle Marca, ka një pasion të jashtëzakonshëm për lojërat me letra, duke koleksionuar humbje që në total arrijnë shumën e 61 milionë euro. Një ves, për ish-digën e mesfushës, vecanërisht e kushtueshme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *