• |
ide | kryesore

Emiliano Sala, zbulohet mesazhi zanor i dërguar mikut: “Nuk dua të shkoj në Cardiff”

Sport



Katër muaj nga humbja tragjike, zbulohet një prapaskenë e papritur mbi Emiliano Sala. Në 6 janar 2019, sulmuesi argjentinas kishte komunikuar përmes ËhatsApp me një mikun e tij. “Duan të më shesin. Sot erdhi oferta e Cardiff – dëgjohet në audio – Kanë negociuar për të fituar para, duan që të iki patjetër. Është e vërtetë që më ofrojnë një kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant për mua”.

Sala dëshironte të qendronte tek Nantes e nuk ishte i tërhequr nga projekti i Cardiff, në luftë të plotë për të mos u rrëzuar në Premier League. “Mbrëmjen e kaluar i dërgova një mesazh Meissa (agjentit të tij) e më morri në telefon disa orë më vonë. Franck Kita (drejtues i Nantes e djali i presidentit Ëaldemard) i ka dërguar një mesazh, duan të më shesin. Sot erdhi oferta e Cardiff – dëgjohet në audio – Kanë negociuar për të fituar para, duan që të iki patjetër. Është e vërtetë që më ofrojnë një kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant për mua. Nuk më tremb që të shkoj e të luftoj, por Meissa duhet të më gjejë dicka më të mirë. Meissa i ka thënë jo Cardiff sepse mendon se meritoj më shumë”.

Një tratativë që e ka nervzuar sulmuesin e pafat, në thyerje të mardhënieve me drejtuesit. “Nuk dua të shkoj të flas me Kita personalisht. Nuk është një person që më pëlqen. I ofruan shumë para dhe do të më shesë – shfryn Sala tek miku i tij -. As nuk më pyeti, i interesojnë vetëm paratë. Askujt nuk i bëhet vonë cfarë dua unë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *