• |
ide | kryesore

FOTO/ Murales për De Rossin, sulm kundër Pallota: “Yankee go home”

Sport



Konflikti mes ultras Roma dhe presidentit të klubit verdhekuq në lidhje më cështjen e mos rinovimit me kapitenin Daniele De Rossi nuk duket të ketë fund, madje agravohet me kalimin e ditëve. Një murale për De Rossi është shfaqur në murin e Piazza Testaccio, qendra historike e tifozëve verdhekuq në Romë, në mbrëmjen mes të mërkurës e të enjtes së 23 majit. Vepra është realizuar nga Laika, mjeshtër në panoramën e artit të rrugës roman. Murali tregon Kapitenin verdhekuq dhe një shkrim të pangatërrueshëm se kujt i referohet: “Yankee go home”

Natyrisht thirrja ishte për presidentin Pallotta, ndërsa dedikimi për De Rossin, kontrata e të cilit nuk u rinovua nga klubi. “Doja të bëja një homazh të vogël për DDR – ka thënë Laika – përpara ndeshjes së tij të fundit me fanellën e A.S. Roma”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *