• |
ide | kryesore

Gjyqi i Shullazit, tensione në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij ditën e sotme ka pasur tensione.

Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Saida Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar. Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar.

Edhe me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre. “Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, raportohet se i ka thënë Zela gjyqtares.

Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.

Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.

Gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani i janë shtuar masat e sigurisë. Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve e kanë marrë në mbrojtje. Gjyqtarja Dollani është një nga anëtaret e trupës që po gjykon Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Nuk konfirmohet zyrtarisht se cila është arsyeja dhe nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Eshte teknike e Shullazit per te krijuar gjasme konflikt me gjykatesit per te kerkuar me pas perjashtimin per shkak te konfliktit te interesit. Keshtu eshte kur ke shtet skerbythje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *