• |
ide | kryesore

“Makinën? Jo, duam çantën dhe orën”: Grabitet në rrugë mamaja e Zaniolo

Sport



Një episod i dytë i shëmtuar brenda një muaj e gjysëm për Francesca Costa, të ëmën e Nicolò Zaniolo. Pas vjedhjes së automobilit në prill, vjen tashmë një grabitje në rrugë në Roma, ashtu si e tregon vetë mesfushori verdhekuq në Instagram: “Mamaja ime për herë të dytë falenderon ata që morrën lejen të marrin dicka që nuk iu përket. Shumë e lehtë të shohësh një grua vetëm, të kërcënosh e grabisësh gjërat e saj. Pastaj mos u ankoni…”

Fraza e fundit duket si një kërcënim i lojtarit, që është gjithnjë e më tepër në qendër të merkatos. Me Interesimin e Juventus dhe jo vetëm për talentin verdhekuq, këto episode duket se janë shtysa finale që Zaniolo të largohet nga Roma.

Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes, dy persona me një motor scooter (e kaskë në kokë) i janë afruar 42 vjecares, e kanë kërcënuar për ti grabitur më pas cantën dhe orën. Costa nuk ka bërë rezistencë, duke i dorëzuar edhe celësat e makinës, që grabitësit nuk i morën, për tu kthyer në shtëpi e tronditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *