• |
ide | kryesore

Granit Xhaka së shpejti baba, Leonita tregon barkun e rrubullakosur

Paparazzi, Slider



Rreth një javë pasi Granit Xhaka dha lajmin e gëzueshëm se po pret të bëhet baba për herë të parë, bashkëshortja e tij Leonita u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një veshje trup ngjyrë rozë, Leonita buzëqesh dhe shkruan në story-n e saj në Instagram:

“Unë dhe zemra ime”

Leonita dhe Granit Xhaka e bënë publik lajmin të dielën, duke publikuar në Instagram një foto të barkut të saj me duart e tyre.

“Mami dhe babi po të presin”, shkruajti Granit Xhaka në Instagram.

Fëmija i tyre i parë vjen dy vite pas martesës së tyre private në korrik të 2017-ës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *