• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston, shkaku i zënkës së Ellen DeGeneres dhe Reese Witherspoon

Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres dhe Jennifer Aniston kanë një shoqëri prej pothuajse 30 vitesh.

Së fundmi e ftuar në ‘Ellen Show’, Reese Witherspoon ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me Jennifer, ku dhe është shprehur se në fakt ato të dyja kanë një shoqëri më të mirë. Batutat midis Ellen dhe Reese nuk mbaronin, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik.

Moderatorja e njohur vendosi që t’i jepte fund njëherë e mirë këtij debati duke e telefonuar Jennifer. Pasi e pyeti nëse shkonte më shumë me të sesa me Reese, Jennifer u përgjigj: “Sigurisht e dashur, ne njihemi prej 30 vitesh”. Kaq mjaftoi dhe Ellen e mbylli menjëherë telefonin. Pavarësisht kësaj, aktoret e njohura kanë një miqësi shumë të mirë që do ta shohim së shpejti në serialin ‘The Morning Show’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *