• |
ide | kryesore

Juventus i rrëmben aprovimin Marquinhos: krah i hekurt tani me Psg

Sport



Intriga për trajneri e ri nuk i ka shpërqendruar bardhezinjtë nga merkato për sezonin e ardhshëm. Pas akordit të gjetur për Milinkovic-Savic, edhe pse Lotito mund të bëhet mur, zbulohet një emër tjetër befasues për prapavijën: Marquinhos. Mbrojtësi brazilian, 25 vjecar, ka dhënë pëlqimin për transferimin e tij tek bardhezinjtë, por Psg, që e vlerëson 60 milionë euro, e konsideron të pashitshëm.

Marquinhos, në 2012-13 tek Roma që më pas e shiti tek parisienët për 30 milionë, ishte në vëmendjen e bardhezinjve që kur Bonucci kaloi tek Milan: i vlerësuar shumë nga Paratici që është në kërkim të një profili të përshtatshëm për një repart që ka humbur Barzagli e Caceres, pa llogaritur që Chiellini në gusht do të mbushë 35 vjec.

Sondazhi i drejtuesve bardhezinj me lojtarin, sipas asaj që zbulon La Gazzetta dello Sport, ka dhënë përfundim pozitiv, por rruga për akordin me Psg është në ngjitje: Marquinhos (43 prezenca sezonale praktikisht pa dëmtime) është konsideruar një nga katër të pashitëshmit bashkë me Neymar, Mbappé e Verratti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *