• |
ide | kryesore

Kanosi me armë dhe dyshohet për prodhim narkotikësh, në pranga 19-vjeçari nga Vlora

Lajme



Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale G.B., 19 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri një 35-vjeçar, që e lajmëroi komisariatin për ngjarjen në kohë reale. Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat policore, të ndaluarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, si edhe një dozë lënde narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis-sativa”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *