• |
ide | kryesore

Kosovë/ Për një javë hapet autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Prishtinën me Maqedoninë e Veriut

Lajme



Pas autostradës “Ibrahim Rugova”, që lidh Kosovën me Shqipërinë, shteti fqinj pritet të lidhet tashmë me Maqedoninë e Veriut përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.

Hapja e autostradës që do ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë e Veriut për 45 minuta pritet të bëhet më 29 maj. Në përbërje të saj është edhe ura më e gjatë në rajon. Për përurimin e autostradës prezent pritet të jenë kryeministrat e rajonit.

Ka mbetur edhe një javë që autostrada e dytë në Kosovë të jetë e hapur për qytetarët. Autostrada ka gjatësi 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë Veriore për 45 minuta.

Projekti ka kushtur mbi 700 milionë euro.

Autostrada “Arbën Xhaferi” përbëhet nga 13 ura, duke përfshirë edhe urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 km.

Për kryerjen e punimeve janë përfshirë mbi 9000 punëtorë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *