• |
ide | kryesore

Rama letër të dytë publike Bashës: Refuzim brutal i dialogut…

Lajme, Të fundit



Sot, Edi Rama i është drejtuar me një letër të dytë publike Lulzim Bashës, duke i përsëritur thirrjen për dialog pa kushte, pasi kryedemokrati e refuzoi thirrjen e parë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rama tërhiqet nga 30 qershori? Fton Lulzim Bashën në dialog pa kushte 

Basha i përgjigjet letrës së Ramës: Jo pakt kulisash! 

Në një letër të postuar në Facebook, Rama shkruan se nuk është çuditur nga përgjigjja e Bashës dhe as nga ajo që ai e ka quajtur refuzim brutal i dialogut.

LETER E DYTE PUBLIKE LULZIM BASHES 

Zoti Kryetar,

e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut.

Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend, e që janë shumica dërrmuese (përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi – pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë liria dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.

Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.

Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

Edi Rama

23 maj, 2019



13 Comments

  1. Hahahaha
    E bone ramen me fol me vete o lul. Shkruje vet dhe pergjigjen rame, se ti je i ngeshem. Luli eshte i zene duke degjuar popullin.

  2. fillun letrat e lutjeve: Amon hec, se e hongra!

    e mer ti, harrove qe bojshe si thuthuq…gjithe ai palle i gjate, si k@r

    po tashti ??!!!

  3. Mo po se c’ka nje kontradikte ketu: “ rruga qe keni zgjedhur, thote ky, ju con ne humnere, dhe kjo me intereson dhe mua dhe Shqiperise’’ pastaj thote se e do puna per te miren e Shqiperise qe te dialogojme….

  4. Tall loqet o ram me kete lulu dhe lisat qe komentojne ketu qe presin me padurim qe lulu te fitoje dhe ti veshi si shiksit e salihut te pare

  5. Ha ha ha letra e dyte..Tani, si segretaria partire e nxorri fajtor Bashen..sa mentalitet i ndyte. Pis njerii i ri socialista!

  6. Une i vesh jam o lale. Jane tjere ato lakuriq ne trup, shpirt dhe mendje, e qe i vervisin hallatet perpara kalamjve neper plazhet publike te europes.

  7. Si asht e mundur qe perbindshi Edskobar,njekohsisht,ne te njejtin shkrim ban presion edhe lutet!? Nuk i shkon PERBINDSHIT termi “Te lutem”.
    Kuptohet se pjesa koncentruese e trurit te tij, nuk funksionon normal!?
    Ky asht mega problemi shqiptar.
    Per ma teper,ky injoron tallet dhe perdhose intelligencen tone!?
    Kaq “Leshko” na din ky Ne???!!!
    Nuk jemi te gjithe deles e Partise Socialiste!?

  8. E edvina kristaqi shqiperin e dhjeu kristaqi me spiro koleken e pordhe ti me gramos rrock salarin
    Rrofte populli mavi

  9. Ky lulu e ka dhene doreheqjen gjate karierer se tij,dhe tani e kerkon nga te tjeret ti vodhe,shite,vrave dhe nuk e pe te arsyshme te dorehiqeshe si thu o trapi lis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *