Fifa tërhiqet nga idea e saj innovative për Botërorin 2022. Projekti për të zgjeruar turneun me 48 pjesëmarrës është anulluar zyrtarisht. “Si pasojë e një procesi konsultativ dhe të thelluar me përfshirjen e të gjithë palëve të interesuar, është arritur konkluzioni që, në rrethanat aktuale, një propozim i tillë nuk mund të prezantohet tani”, shkruhet në një komunikatë të qeverisë së futbollit. Botërori në Katar, do të jetë me 32 skuadra.
“Në linjë me konkluzionet e studimit për mundësinë e të aprovuar nga Këshilli i Fifa në mbledhjen e tij të fundit, Fifa e Katar kanë eksploruar të gjitha mundësitë për të shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 48 skuadra, për Kupën e Botës Katar 2022 – shpjegon në detaje komunikata -. Si përfundim, për shkak të fazën së avancuar të përgatitjeve e nevojës për një vlerësim të detajuar të impaktit potencial mbi vendin organizator, do të ishte e domosdoshme më shumë kohë e një vendim nuk mund të merret përpara fundit të gushtit”.
“Është vendosur që të mos vazhdohet më me këtë opsion – përfundon komunikata -. Fifa World Cup Qatar 2022 do të mbetet me 32 skuadra e asnjë propozim nuk do të prezantohet në Kongresin e Fifa në 5 qershor”.
FIFA World Cup Qatar 2022™ to be played with 32 teams
https://t.co/zSPDenmm2k— FIFA Media (@fifamedia) May 22, 2019