• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama nuk do dialog, por eliminimin e opozitës

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministri Edi Rama, pavarësisht letrave që i shkruan opozitës, nuk kërkon dialog, por synon eliminimin e opozitës.

“Fjalimi programatik i Edi Ramës, kur fliste përpara kandidatëve për kryetarë bashkie nga PS-ja, ku kishte një gjuhë të atillë ndaj opozitës, bile edhe ndaj nesh, që ishte një paralajmërim që në 30 Qershor, do pastrohet gjëja e keqe e këtij vendi. Ishte një gjuhë, ku pjesa, pra partia, synonte dhe premtonte që do të bëhej e tëra dhe Shqipëria do të çlirohej nga pjesa e keqe, e sëmurë.

Kur mendon kështu, dialogu është i pamundur, ky është projekt për eliminim. Kjo ka vetëm një kuptim, nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu ka një premisë themelore, që ne jemi të barabartë. Dialogojmë si palë të barabarta në dinjitet, në pushtet, në inteligjencë. Nëse nuk më konsideron kështu nuk ka dialog, por një gjë fallco që përdoret për ndërkombëtarët.

Mendoj se është kjo e dyta. Nuk ka qëllim dialogu, por të justifikojë tek ndërkombëtarët. Mendimi më themelor, përse nuk bëjmë dialog, është akoma më i thellë, ka të bëjë me sistemin lart poshtë, ku një oligarki ka përballë njerëz që ai i konsideron dele, popullin” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Paska fol tamam si saliu. Erdhi dhe kjo dite, qe lubonja te koincidoje me gjuhen e saliut edhe ne te njejten kohe. Asnjeri nuk e degjoi tjetrin.
    Bushati ben shkrim per te falenderuar saliun. Mos po permbyset bota?

  2. Kreret shqupiste dhe ata teLSI shpk vendosen te shkojne kesaj rruge, per qellime qe dihen.
    Rama nuk e ka ne dore asgjesimin ose jo te opozites. Nuk e bene dot burra me te mire ne ’91.

  3. 2 bythqirat me lart te pine ilacet e tensionit! Po ikni or pleq te rrjedhur vdisni, se ka vdekur komunizmi me kohe e ka te kote Rama se do i vije “kercenimi” nga USA shume shpejt .. te lejon sa te lejon amerikani pastaj nuk ke me pergjigje per tu dhene por do besh si te thote miku me i madh i shqiptareve! Te gjithe keta nderkombetaret e tjere jane bythqira pa vlere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *