• |
ide | kryesore

Ndërmjetësoi krizën në 2010/ Ish-ministri gjerman: Rama më tha se do digjte mandatet

Lajme, Të fundit



Ndërmjetësuesi i njohur Chistrian Schwarz-Schilling* shpjegon për Deutsche Wellen se përse kompromisi ende është i pamundur. 

Në Shqipëri kemi aktualisht një ngërç politik. BE-ja, pra, komisioneri Johannes Hahn, kërkojnë kompromis ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Ju jeni një ndërmjetësues i njohur në Ballkan e në botë. A shihni një mundësi për arritjen e këtij kompromisi?

Ndërmjetësimi në këtë nivel mund të arrihet vetëm kur të dyja palët e duan. Kur njëra palë cakton si parakusht të bisedimeve kapitullimin ose dorëheqjen e palës tjetër, atëherë metoda nuk do të funksionojë dhe nuk duhet synuar. Unë jam shumë i çuditur me deklaratat që dëgjoj nga partia e opozitës, si për shembull, deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili, në vend që të thërrasë për ballafaqimin e opinioneve të ndryshme në parlament, lëshon parulla revolucionare duke shkatërruar kështu institucionin e parlamentit.

Por politikanët e opozitës e kanë braktisur tashmë parlamentin…

Po, dhe kanë bërë gabim. Mua më kujtohet viti 2010, kur kam ndërmjetësuar mes Sali Berishës si kryeministër dhe Edi Ramës, asokohe kryetar i opozitës. Situata ishte e kundërta e kësaj që kemi sot: Edi Rama atëherë kishte paralajmëruar se do t’i dorëzonte mandatet, por ai u tregua shumë më i arsyeshëm dhe pranoi të kthehej në Kuvend. Opozita e sotme duhet të marrë shembull nga Edi Rama si ish-kreu i opozitës.

E megjithatë, komisioneri Hahn ka thënë se qeveria duhet të kërkojë dialogun me opozitën. Meqenëse ju e njihni dhe e çmoni personalisht Edi Ramën, çfarë këshille do t’i jepnit në këtë situatë?

Ai duhet të nxjerrë në plan të parë institucionin parlamentar dhe të thotë se Kuvendi duhet të formulojë një opinion për vendin. Nuk mund ta ndryshosh me dhunë mazhorancën parlamentare. Mund të shqyrtohen argumentet që sjell pakica kundër qeverisë, të cilat mazhoranca duhet t’i trajtojë me seriozitet dhe t’i përfshijë në punën e qeverisë. Por nuk është e mundur, që pakica ta shpallë veten si mazhorancë dhe të prishë kësisoj institucionin e parlamentit. Kjo nuk ecën. Mazhoranca mund të ndryshohet vetëm në zgjedhje. Dhe opozita duhet të pajtohet me këtë rezultat.

Duhet të pajtohet edhe pse ka pasur blerje votash në disa qarqe, siç pretendon opozita?

Unë nuk besoj se kjo ka ndodhur. Dihet që në përgjithësi përdoren gjithmonë ca metoda ballkanike, por nuk kam dëgjuar që Edi Rama ta ketë bërë këtë në mënyrë aq masive sa të ketë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Po dosjet e përgjimeve të prokurorisë, ku dëgjohen persona të lidhur me krimin e organizuar duke blerë vota në emër të kandidatëve të Partisë Socialiste?

Këto janë akuza që duhen dëshmuar. Nëse ka qenë kështu, atëherë opozita duhet të paraqesë dëshmitë dhe të bëjë një kërkesë për verifikim.

Pra, ju mendoni se vetëm përgjimet nga dosjet nuk mjaftojnë?

Jo. Ato nuk mjaftojnë.

Por në Shqipëri ka kohë që ekziston një pakënaqësi e përgjithshme, e cila vihet re jo vetëm te opozita. A pajtoheni?

Unë kam përvojë me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Jam shumë i lidhur me Bosnjë-Hercegovinën. Më duhet të them, se ato gjëra që ndodhin aty, as që mund të krahasohen fare me Shqipërinë. Kam parasysh partitë djathtiste kroate, HDZ, si në Kroaci, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë që bëhen bashkë, jo për ta ndërtuar, por për ta shkatërruar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Përkundrazi, me projektet e ndryshme që kam në Shqipëri, kam krijuar përshtypjen se atje po bëhen përpjekje shumë serioze për reformat. Kjo duket më së miri në procesin e Vetting-ut në gjyqësor. Është një proces shumë i vështirë, por qeveria dhe Ministrja e Drejtësisë po e menaxhojnë shumë mirë.

Keni biseduar ju edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha?

Po, e kam takuar dy herë. Përshtypja ime është se ai është një njeri mendjemprehtë, por që synon vetëm të çojë përpara karrierën e tij dhe mendon se tani është momenti i përshtatshëm. Nuk kam përshtypjen se po digjet për vendin dhe për reformat. Kam përshtypjen se opozita po kërkon të nxisë zhvillime revolucionare për të arritur rrëzimin e qeverisë. Ne këtë nuk mund ta mbështesim, Ne duhet të mbrojmë me forcë institucionet. Aty ku prezantohen fakte, duhet hetuar më tej, por jo të bëhen polemika dhe demagogji për të shkatërruar institucionet. Kjo është shumë e rrezikshme. Për këtë shkak unë jam i mendimit se arritjet pozitive të qeverisë në Shqipëri duhen vlerësuar dhe nuk duhen përçmuar në këtë mënyrë.

Sipas të gjitha gjasave, parlamenti gjerman, Bundestag-u, do të votojë në shtator mbi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Çfarë duhet të ndodhë gjer atëherë, në mënyrë që kolegët tuaj të CDU/CSU-së t’i japin Shqipërisë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave?

Deri atëherë do të duhet të dalë në pah e vërteta, konkretisht, se kush kërkon reforma, e kush përmbysje.

*Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë ministër gjerman për Postën dhe Telekomunikacionin. Në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes ai dha dorëheqjen. Nga vitit 2006-2007 ai shërbeu si Përfaqësues i Lartë në Bosnje-Hercegovinë dhe i ngarkuar i BE për Bosnje-Hercegovinën. Në vitet e mëpasshme ai ka punuar si ndërmjetësues në Ballkan. Ekspertizën e tij si ndërmjetësues aktualisht po e përdor edhe Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë me një projekt për implementimin e Ligji të ri për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (2018) në Shqipëri. Projekti financohet nga qeveria norvegjeze.



18 Comments

  1. ahaha
    lexojeni intervisten e tij.. dhe do shikoni se gati 99% lavderon qendrimin e Rames ,,,, por keta bythqirat e lapsit moren vetem ate 1% per ta vene ne titull.
    Biles edhe tek ai 1% , prap e ngre Ramen, kur thote ”” Edi Rama atëherë kishte paralajmëruar se do t’i dorëzonte mandatet, por ai u tregua shumë më i arsyeshëm dhe pranoi të kthehej në Kuvend. Opozita e sotme duhet të marrë shembull nga Edi Rama si ish-kreu i opozitës.”’
    Personat qe lexojne vetem titujt e ‘ hane sapunin per djath’..

    1. Edhe ti i je qepur Lapsit me gure ne traste. Po ti shiko se si shkruan Merua. Po te lexosh karlliqet e Mero Gelbazes do kuptosh qe Lapsi eshte lule. Nuk jemi naive , e dime qe lapsi eshte i njeanshem dhe mbron nje drejtim te caktuar partiak, por shiko se cfare shkruajne te tjeret dhe do kuptosh qe ka dhe shume me keq se Lapsi.

    2. Ajo eshte gjeja me e rendesishme. Vargjet e tjera jane thjedhte gusto personale qe nuk i hyjne asnje shqiptari nd xhep. Pervec juve qe jeni ne fuqi, ju po i bini me dor.

    3. oo mbaje o derr e hahaha mut stalini edhe nja 25 vite pasi nuk u ngine ka 75 vite.rras te dhjera roshi,frroku,doshi tash edhe te rames se tash racionet i ke me te kufizuara se 140 euro duhet dhen beketit,nja 50 miljon bektelit,nja 15 miljon nderteses ne vlor ,juve ju ngelet leshi negjmijes.rama do te ju vej edhe taksen e qirjes.

  2. Ku jan sot femijet e hitlerit dhe te tjereve qe shkaterruan gjermmanin
    Ku jan sot kelyshat e kanibaleve komunist qe shkaterruan shqiperin

    1. Ne krye te te gjitha partite shqiptare i ke . Te gjitha kryesite e partive shqiptare kontrollohen nga ish sigurimi i shtetit. Produktin me prezentativ te kesaj shtrese ke Sali Berishen.

      1. Gramozi edi xhafaj bushati tahiri gjysmagjeli, kshu gjylameti. Keta kane dhe lidhje gjaku dhe mendojne se u perket gjithçka. Skane faj kane mesuar nga evropa. As qe kane per t kuptuar ku qendron problemi me ata ne vitin 2019. Le te prodhojne benza dhe volksvagena te trukuar per zhbirilim co2. Tashme e mesuam kush jane dhd jo per kete te fundit pasi kjo tashme duket normale.

  3. Naçu, ky punon me nje projekt qe mbeshtet ministrine e drejtesise dmth qeverine shqiptare per te bere nje “reforme”, ky ben raporte, qeveria ja pranon dhe projekti e paguan! Mendoni se po te fliste kunder qeverise do paguhej gjithsesi? Shyqyr na e sqaruat qe punoka ne nje projekt ktu se u mor vesh… edhe ky, ti bejme reformat ne leter iher, pastaj ne praktikr vk… kane kohe kto loqet e ballkanit e te shqiperise te ecin perpara… QR, ta dinte taksapaguesi norvegjez se si k*rin po i perdorin taksat e veta!

  4. O andi ky eshte i paperseritshem ne shqiperi por keta qe duan ta denigojne e kan gabim se esht politikani i vetem qe per ceshtjen kombetare esht investuar fuqishem

  5. me 500 mi ton kanabis e mijera tona kokain e blen edhe merkel,trump e ke te don.psh blen borchart dhe susan shytz ar mashkullin e ambasades gjermane dhe keta ter diten ne vesh te merkel kendojn per ramen e qebrin,edhe po ju hyri na byth kanabisi thon ishte miell.

  6. Arviziu eshte shkerdhat i shitur
    DASH nuk e di gjendjen reale ne Shqiperi
    BE eshte kurve e motit
    Vlahutin eshte kurve
    Ambasada e USA jane Sorroiste
    Te GJITHE ambasadoret e Gjermanise, Anglise, Italise, Hollandes, jane shkerdhata te shitur.
    Te gjithe delegecionet e DASH dhe BE (nja 3-4 deri tani) jane sorroiste ose shkerdhata te shitur.
    Ky burri plak me siper, qe ka marr Ramen per veshi dhe e ka fut ne parlament eshte loqe i rjedhur.

    Vetem sekretari partise Salehu 80vjecar nuk eshte i rjedhur. Prijsi lexhendar qe bo shuren ne breke do e vazhdoje luften me sukses edhe me bijte e eterve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *