Ka nisur këtë të enjte procesi i votimit për të zgjedhur eurodeputetët e rinj të Parlamentit Europian mes frikës se forcat populiste dhe nacionaliste do të forcojnë pozitat në legjislaturën e re. Ironikisht vendi i parë që voton është Britania e Madhe që synon edhe largimin nga Bashkimi Europian. Zgjedhjet në këtë vend nuk do të ishin mbajtur nëse Londra do të kishte arritur marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Europian njohur si Brexit një muaj më parë.
Kështu Britania e Madhe pritet të dërgoje në parlamentin europian 73 eurodeputetë në një parlament europian të përbërë prej 751 anëtarësh. Ka zëra se Brexit mund të mos ndodhë kurrë, por nëse ndodh shtrohet pyetja se çfarë ndodh me eurodeputetët britanikë. Parlamenti i ri europian konstituohet më 2 korrik dhe kryeministrja Theresa May shpreson të sigurojë një marrëveshje përpara se deputetët të zënë vendet e tyre në parlament, por nëse nuk e bën këtë, kandidatët e zgjedhur mund të qëndrojnë në ato vende për javë, muaj apo edhe vite. Nëse marrëveshja e Brexit arrihet, eurodeputetët britanikë largohen menjëherë nga institucionet në Bruksel dhe Strasburg. P
Matteo Salvini i Ligës së Veriut në Itali dhe Marine Le Pen i të djathtës ekstreme në Francë synojnë që grupimi i tyre i quajtur Europa e Kombeve dhe Lirisë të bëhet grupimi i tretë më i madh në Bruksel. Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Europian që prej vitit 1979 dhe pjesëmarrja ka pësuar rënie në çdo proces, shkruan News.
Bythqiri i lulishteve qe dergon mesazhe te fshehta nxirre koken o peshk
Nuk lexova asnje fakt ne kete shkrim qe te justifikonte titullin e tij … qe ‘populistet jane ne pozita te mira’.
“””Salvini dhe LePen.. synojne te behen grupimi i tre me i madh.. “””. Por kjo nuk verteton qe ata jane ne pozita te mira.
Cdo parti para zgjedhjeve SYNON TE JETE…. por synimi nuk eshte fact qe verteton se ti je ne pozita te mira..