• |
ide | kryesore

Oferta gjermane për dialog, reagon Basha: Jam gati të…

Lajme, Të fundit



Pas angazhimit të grupimit të CDU/CSU për të negociuar për krizën politike në Shqipëri ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një koment në rrjetet sociale, ai shkruan se e mirëpret këtë angazhim.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë” – shkruan Basha.

Më herët këtë ofertë nga Gjermania e mirëpriti edhe kryeministri Edi Rama që gjithashtu shkroi online: “U jam shumë falënderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!” – mbyll Rama. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po pse me humbesit e luftes ne katror do i lejojme vetes qe te na ule ne tavoline me edveret ….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *