• |
ide | kryesore

Prokuroria dhe SHÇBA firmosin marrëveshjen, Policia kalon nën “lupën” e organit të akuzës

Lajme



Është firmosur memorandumi mes drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imerajt dhe drejtorit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Muhamet Rrumbullakut,  për vendosjen nën vëzhgimin e organit të akuzës edhe të efektivëve kundravajtës gjatë ushtrimit të detyrës. Nisur nga dhjetra protestat e mbajtura gjatë muajve të fundit në Tiranë, memorandumi do të mundësojë përshpejtimin e hetimeve ndaj efektivëve të Policisë së kryeqytetit që kanë tejkaluar detyrën gjatë shërbimit.

Sipas memorandumit, policët do të jenë nën mbikqyrjen e njësisë së Task-Forcës, të ngritur edhe me qëllimin e identifikimin e veprave të tjera penale, siç është mosraportimi i rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat që ata mbulojnë.

Efektivët do t’i nënshtrohen monitorimit edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, lidhur me raportimin e ndërtimeve pa leje dhe organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në njoftimin zyrtar shkruhet se memorandumi u firmos, për shkak të problematikave të evidentuara gjatë protestave dhe tubimeve, si edhe për shkak të rënies së hetimeve proaktive dhe referimeve nga ana e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *