• |
ide | kryesore

Reagon Basha: Të gjitha rastet kur Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha nuk vonoi t’i peërgjigjej letrës së dytë të Edi Ramës, duke ju drejtuar qytetarëve. Duke e trajtuar kryeminstrin “në vetën e tretë”, Basha, mes të tjerave ju ka kujtuar shqiptarëve, të gjitha rastet flagrante, kur Rama duhej të jepte dorëheqjen. 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rama letër të dytë publike Bashës: Refuzim brutal i dialogut… 

“Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.

Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve”, shkruan Basha në një përgjigje për Ramën, por nëpërnjet qytetarëve. 



12 Comments

  1. Ky eshte nje koqe. Po thote te njejtat gjera qe ka thene dhe Rama per qeverine e atehershme. Se kush ja ka dhene te drejten te flasi ne emer te popullit vetem ky e di. Po ky sa here duhet te jepte doreheqjen kur ishte ne pushtet megjithe ato zullume.

    1. a po flet per zullume ? dmth shpetimtari jot i endrrave edi rama paska bere me pak se luli ? kete po thua ?

  2. O krric Rilindas.

    Ke sensor tek xhepi???

    Kryeministri/Koncesionar te ka futur doren ne xhep dhe ti merr cdi site parate, ore hajvan, me Kontratat poshteruese, qe ka nenshkruar.

    RRUGEN TIRANE DURRES kerkon ta bejne me pagese per TY o cope Derr.
    Qe Oligarku qe so e marre, te behet taksidar per Ty, o militant Rilindas.

    Nuk te dhemb xhepi.???

    A ke tru???

  3. Pavaresisht te gjithave qe jane thene , rames duhet t’i njohim nje merite. Ai te pakten beson ne nje parim te cilit i ka qendruar me shpirt deri tani, e qe e ben deri diku njerezor:
    RAMA NUK JEP KURRE DOREHEQJE.

    1. ateher enveri paskerkish qënë dhe dashamires dhe jo thjeshte nje budalla i semure. e po si nuk i shkoi ne mendje njerzve….pu pu pu e paskemi patur liderin perballe dhe nuk ja paskemi njohur meriten. zoti na mallkofte

  4. rama qe fliste per fantazmen e enverit, e solli prape midis nesh. o trap ctaksirat kane te tjeret te merren me ideologjite e tua o ideavizë, me fal, idealistë

  5. O monster koncesionar. Te pame si u solle me Kusianet dhe gjithe Shqiptaret kur grabiti Reugen e Kombit. Ty more Qelbesire Hajdut Koncesionar, vetem Numri t mash I protestes popullore te kallie daren, se I ke kati planet te Koncesionosh (te dhurosh rruge, te firmosesh kontrata ku fut ne borxh shqiptaret egjithe Shqiperine ne BORXH.

    Sa e more Borxhin dhe sa e ke sot???????

    Na fute me Borxh tek Oligarket.

  6. Ky eshte lulu eshte per tu mare shembull,e para vodhi 230 milion euro rr kombit dhe dha dorheqje,shiti detin per greket dhe dha doreheqje,vrau kater qytetar ne bulevard dhe dha doreheqje,ka humbur zgjedhjet dy here dhe dha doreheqje,shpellare,cecene,cetnike ky eshte modeli I nje politikani europian per kete loqe flisni ju o morrat e kuq te enveristit salih

  7. O Lulo ke harru me kryesoret;
    Edi Rama duhet ta kishte dhene doreheqjen kur firmosi ne fshehtesi ndryshimin e kufirit detar ne favor te Greqise.
    Edi Rama duhet ta kishte dhene doreheqjen mbas shperthimit ne Gerdec.
    Edi Rama duhet ta kishte dhene doreheqjen kur vrau kater protestues ne bulevard.
    Edi Rama duhet ta kishte dhene doreheqjen kur vodhi milionat ne Rrugen e Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *