• |
ide | kryesore

Reja në ankth për Strakoshën: portieri mund të ketë mbyllur sezonin

F1, Sport



Të dielën, në Torino, do të jetë takimi i fundit sezonal për Lazio: skuadra e Simone Inzaghi do të zbresë në fushë kundër formacionit granata me frikën e një mungese të madhe si ajo e Thomas Strakoshës. Për fatin e lacialëve, nuk luhet asgjë në këto 90 minuta, por portieri shqiptar, që mungoi kundër Bolonjës, mban në ankth teknikun e Kombëtares së Shqipërisë Edy Reja, që prêt njoftime vazhdimisht nga numri 1 i tij. Strakosha është stërvitur përsëri i diferencuar e rrezikon të ketë mbyllur para kohe sezonin.

E ndërkohë, që është në garë me kohën për të rikuperuar e për tu vënë në dispozicion të teknikut për dy ndeshjet kualifikuese kundër Islandës e Moldavisë, Strakosha nuk ka humbur kohë për ti uruar 36 vjetorin Silvio Protos. Është madje dedikimi i parë, duke qenë se portieri shqiptar është shumë i lidhur me belgun nga një raport shumë i mirë. Proto është një portier me shumë eksperiencë, një shembull për Thomas që për ti uruar ditëlindjen i ka dedikuar këngën e idhullit të tij: “Superman” i Eminem, me foton ku janë të përqafuar pas fitores në gjysëmfinale të Kupës së Italisë kundër Milan në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *