• |
ide | kryesore

“Silenciatori”/ Armë zjarri dhe kokainë, në pranga 23-vjeçari nga Vlora

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.B., 23 vjeç, pasi si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, 23-vjeçari kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Forcat policore kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektorinike.

Ndërkaq, blutë e Vlorës po vijojnë punën për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për ndjekjen e veprimeve të metejshme mbi  veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *