• |
ide | kryesore

Thirrja gjermane për dialog, reagon Rama: Krejt dakord me ta, por 30 qershori nuk është në dorën tonë

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së partnerëve gjermanë CDU/CSU, të cilët i bënë thirrje palëve politike që të dialogojnë pa kushte për zgjidhjen e krizës politike si dhe duke lënë të hapur edhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është dakord me deklarimin e partnerëve gjermanë sa i përket dialogur pa kushte, ndërsa thekson se koha është e pakët sepse 30 qershori nuk është në dorën tonë.

Postimi i Ramës:

U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!



4 Comments

  1. Kaq qe,kaq e pati
    iku pordhi dhe ky i gjati
    tani i thoni te shkuara
    se i ka ditet e numuruara

    kur ky monster mori tepsine
    populli mori arratine
    erdhi ne pushtet me mashtrime
    duke vjedh votat ne votime

    filloj te beje te fortin
    me kete popull fukara
    i burgosi per kupona e drita
    u tregua maskara

    kur nje njeri vjen ne pushtet
    dhe kur populli per kete voton
    i therret mendjes menje here
    per kete popull ai punon

    kur vjen ne pushtet duke vjedhur vota
    i duket e tij e gjithe bota
    tregohet shpirt zi ,katran
    ne veprime behet tiran

    por kjo shume nuk zgjat
    po e pate shpirtin e zi
    se iku ajo kohe
    sot s’te duron me njeri

    ike sa nuk eshte vone
    beji vetes nje nder
    ketij populli te mjere
    mos i bjer me ne qeder.

  2. Keshtu tha dhe Berisha ne 1996 por perfundimi dihet. Kembet e shpejta e faqerbardhe se kohet kane ndryshuar dhe ku i dihet se ne cilen shtylle te varin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *