• |
ide | kryesore

“U arratisa nga lufta e i thashë jo Francës”: rrëfehet boshnjaku Pjanic

Sport



Miralem Pjanic është nga ata që pëlqejnë më shumë të flasin në fushë, por ka raste kur e shkuara kujtohet, përpara se të fiksohet e ardhmja. “Kur isha i vogël u arratisa nga Bosnja për shkak të luftës e u transferova në Luksemburg. Topi ishte nga ato pak gjëra që babi mund të më blinte e zbavitesha me të. Futbolli u bë një objektiv konkret kur kuptova që isha pak më i mirë se të tjerët. Nga 9-10 vjec nisën të më kontaktonin klube të rëndësishme e shkova në Francë pa prindërit. Nga vendi ku flija shihja stadiumin ku luante skuadra e parë e ëndërra ime ishte të luaja aty. E realizova në moshën 17 vjecare. Pasionin ma transmetoi im atë: kthehej nga puna e shkonte të luante futboll e meqë ime më punonte më merrte me vete. Kështu lindi dashuria për sportin”.

Mesfushori i Juventus, i konsideruar një ndër më të talentuarit në Europë, ka treguar edhe kohën kur dashuria për vendlindjen e bëri të refuzonte kombëtaren, që sot do ta kishte shpallur kampion bote. “Të zgjidhja të luaja për Francën do të ishte më mirë nga pikëpamja futbollistike, por Bosnja ishte ëndërra ime, kështu në moshën 18 vjecare i thashë jo trajnerit francez Domenech. U dashurova me Bosnjën falë pasionit të njerëzve e vendosa se doja ta coja sa më lart të mundesha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *