• |
ide | kryesore

Zgjedhjet europiane, Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni kandidatët që promovuan interesat tona

Planet



Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e eurodeputetëve të rinj të Parlamentit Europian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka drejtuar një thirrje bashkëkombasve të tij që jetojnë në vendet anëtarë e BE-së. Në një postim të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Haradinaj u kërkon shtetasve kosovarë t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar në favor të grupimit të partive popullore, të cilat promovuan sipas tij interesat e Kosovës.

Ju  bëj thirrje qytetarëve të mi, qytetarëve të Kosovës që të përdorin të drejtat e tyre të votimit në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian dhe të votojnë kandidatët që ndihmuan dhe promovuan interesat tona të përbashkëta, veçanërisht @EPPGroup. Përbërja e re e @Eparlamentit do të jetë një partner i rëndësishëm për ne në 5 vitet e ardhshme.”- shkruan Haradinaj në një postim të publikuar në llograinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”.

Në këto zgjedhje europiane merr pjesë edhe Britania e Madhe, e cila ende nuk ka arritur të miratojë marrëveshjen e çanëtarësimit nga BE-ja. Në këtë mënyrë, Britania e Madhe pritet të dërgoje në parlament 73 eurodeputetë, të cilët do të shërbejnë si përfaqësues të vullnetit të qytetarëve britanikë deri në arritjen e Brexit-it. Krahas Britanisë, votimi është zhvilluar ditën e sotme edhe në Holandë.

Nesër do të votojnë Irlanda dhe Republika Ceke, ndërsa më 25 maj do të votohet në Letoni, Maltë dhe Sllovakia. Më datë 26 maj, votimi do të zhvendoset në Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Lituani, Luksemburg, Poloni, Portugali, Rumani, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

PE është i përbërë nga 751 europarlamentarë. Numrin më të madh të eurodeputetëve e ka Gjermania me 96 anëtarë, për arsye se treguesit më të lartë demografik.

Sipas prognozave të deritanishme, pritet një fuqizim i forcave populiste të ekstremit të djathtë. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, njëherësh kryetar i “Lega Nord” dhe Marine Le Pen e të djathtës ekstreme në Francë, synojnë që grupimi i tyre i quajtur “Europa e Kombeve dhe e Lirisë”, të bëhet forca e tretë më e madhe në Bruksel.

Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Europian që prej vitit 1979. Pjesëmarrja e votuesve ka pësuar rënie në rritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *