• |
ide | kryesore

‘Baba Taku’ nderon Kongresin e Përmetit me foton e Enver Hoxhës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Sot është përkujtuar 75 Vjetori i Kongresit të Përmetit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u vendosën kurora me lule në monumentin e partizanit çlirimtar. Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e fotografisë së diktatorit Enver Hoxha, jo vetëm gjatë homazheve, por edhe brenda ndërtesës historike ku u mbajt ky kongres.

Mazhoranca qeverisëse kishte përfaqësuesit e saj në këtë ceremoni: deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj. Ata folën për rëndësinë historike të Kongresit të Përmetit, teksa pas shpinës së tyre qëndronte fotografia e Enver Hoxhës.

Natyrisht që ne nuk i ndalojmë dot ithtarët e Enver Hoxhës e as nostalgjikët e regjimit të tij diktatorial, por së paku në ceremoni të tilla të organizuara nga institucione publike fotografia e tij dhe pankartat që lartësojnë diktatorin duhen evituar.

Glorifikimi i figurës së Enver Hoxhës është i rrezikshëm dhe përdhos mijëra viktimat e pafajshme të regjimit të tij. Shihni fotot dhe videon më poshtë.



15 Comments

  1. Komunistëve vetëm Francisko Franko ka ditur t’ju vijë hakut, dhe nqs do ti lejojmë, rrezik që me këtë popull dele të kërkojmë përsëri komunizmin.

  2. Flamur Berisha duhet te jete ne krye se mbas Hoxhes ,Saliu eshte krimineli me i madh i kombit shqiptar.

    1. Derisa ti krimbin e Enverit të paskemi gjallë e me celular që të bësh komente idiote, na del se Berisha paska bërë krimin e madh që të ka vrarë morrat në kasollet e bagëtive ku je rritur.

  3. Baba Taku me kujtohet kur ishe avokati i ish ZV/kryeministrit Meta ne ceshtjen e videos kur i kerkonte $700.000 nga ish ministri Prifti(ndjese paste) .Me ne fund Gjykata e Saliut e nxorri te pafajshem hajdutin Meta dhe ti Baba Taku thoshe”sovrani foli” me demek qe Meta doli plotesisht i pafajshem dhe videoja na ishte fallco.Po tani ku je Bab Taku,je prishur me sovranin Meta dhe je me sovranin Rama,ku je?Ne hale te gomereve.Pse e ngaterron E.H. me vehten,ti as nuk i ngjet as per pamje dhe as per sifat.

  4. Pabuksat e rilindas jane ne gjak e mish bijt e bastardeve te pedofilit e…….Qe atij e atyre qe ben e nderojn ate sistem ti perdhunosh.edhe kockat

  5. Ruso Serbet po ngjallen popull, keta qe shpirti u del per Putinet dhe ate Serb homon Vucic bythen ato i kan vellezerit e tyre, edhe ai Homo Hoxha i tyre i rraces se kuqe te gjith homos jan.??

  6. Kermat komuniste e deshen plumbin qe ne 1991 .Cfare ti besh -Berishes-,ketij Berishe qe sot ata si ujqer i sulen ne cdo dalje te tij neper media.Ne vend qe ta falenderojne qe nuk zbatoi ligjin e gjenocidit por beri gjyqe vetem per kafera e -bizhuterira.Keta duhen zhdukur nga faqja e ketij dheu .

  7. “Nuk mund ti ndalojmë enveristët që të shfaqin dashurinë e tyre për diktatorin” ????????
    Pikërisht në këtë shprehje qëndron e keqja.
    Nëse pranohet se ai diktator është përgjegjës për vrasjen, burgosjen e persekutimin politik të mijra shqiptarëve, duhej të ishte drejtësia ajo që të ndërhynte për të ndëshkuar bashkëpuntorët e tij në krime.
    Brahon me shokë duhej të ishte “drejtësia e reformuar” që ta arrestonte e ta ndëshkonte si mbështetës të krimit.
    Nuk ka asnjë lidhje me “liritë demokratike” glorifikimi i kriminelëve.
    Është njëlloj sikur të organizohen aktivitete të bandave të sotme kriminale, për të liruar nga burgjet e për ti bërë heroj, kapobandat që kanë bërë krime çnjerësore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *