• |
ide | kryesore

Basha: Rama ka vetëm kusari, e ktheu vendin në një humnerë të zezë kriminale

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke marrë shkas nga dorëheqja e kryeministres britanike Theresa May, ka bërë një krahasim mes saj dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, Rama do të ishte larguar me dhjetëra herë nëse do të kishte pasur një të njëmijtën të nderit e të dinjitetit të Theresa May-t.

Nga Burreli, Basha është shprehur se kryeministri Rama ka vetëm kusari dhe etje për pushtet, duke e kthyer vendin në një humnerë të zezë kriminale.

“Për këto 6 vite, Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën të nderit e të dinjitetit të Theresa May, do të ishte larguar me dhjetëra herë, do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e grave e vajzave, narkotrafikantët. Do të ishte larguar kur nën urdhrat e tij Shqipëria u shëndrrua në hambar droge. Duhej të ishte larguar kur prokurorët e kapën gafil me Vangjush Dakon duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, duhet të ishte larguar kur shpërtheu afrea korruptive e Unazës. duhej të ishte larguar kur helmoi me gaz fëmijë shqiptarë në shtëpitë të tyre.

Por Edi Rama nuk ka as një të njëmijtën e një kryeministri në Europë, ka vetëm kusari, etje për pushtet, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale. Nuk ka as dinjitet, as nder, kreu i bandës Edi Rama. E gjithë beteja e tij ka qenë të sakrifikojë qytetarët shqiptarë, ekonominë tuaj, për pasurinë dhe pushtetin e tij. Le ta marri përgjigjen sot nga Mati, siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment kur ka nevojë ta mundë frikën dhe të gjejë kurajon që na bën njerëz që duam dinjitet dhe nuk pranojmë më kurrë të shkelemi me këmbë“, tha Basha.



4 Comments

  1. Shko or budall se nuk frymezon njeri. Kur ka ngel opozita ne dore tende i lumte palla Rames qe e shtyn. Ti je ai qe e mban ne pushtet Ramen.

  2. Persa kohe ai ka ndihmen e amerikanve ju i rruni karin. Ajo baxhella tjeter e ndryshoi gjuhen.
    Kshu lum miku, mos u bo qesharak. As Bushatin mos e digjo se kur te bohen llogarite, ai prap do vazhdoje te flasi si pidh i bukur, po ti dhe shqupistat kane per te honger tullumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *