• |
ide | kryesore

Dybala e ka me Allegri: “Qendroj tek Juventus, shpresoj me një trajner që të fitojmë gjithcka”

Sport



“E ardhmja? Vëllai im ka folur për veten e tij, unë kam folur me shoqërinë. E dinë cfarë dua, Paratici e di që dua të luaj me Juventus. Pastaj nuk varet vetëm nga unë, klubi do të bëjë zgjedhjet e tij edhe në bazë të trajnerit të ri”. Kështu Paulo Dybala, pozicionohet qartë, me një deklaratë dashurie për ngjyrat bardhezi: “Inter? Unë kam shumë respekt për këtë fanellë e këta tifozë, flas vetëm për Juventus sepse më duket mungesë respekti të bëj ndryshe”.

Goditja është plotësisht e deidkuar për Max Allegri, teknik me të cilin ka përjetuar një vit të fundit problematik: “Të gjithë e kemi përshëndetur dhe falenderuar Allegri për atë që ka bërë për ne, ka qenë i vetmi trajner që kam patur këtu e i uroj më të mirë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, e kërkon shoqëria e kërkojnë shokët e skuadrës. Eshtë e qartë pastaj që të gjithë tifozët duan të shohin një futboll të bukur e ka shumë trajnerë të aftë ta bëjnë. Do ti takojë shoqërisë të zgjedhë, shpresojmë të jetë një i zoti i aftë të na bëjë të fitojmë gjithcka”.

Të qendrojë tek Juve do të thotë të vazhdojë të luajë me Cristiano Ronaldo: “Ishte një eksperiencë e bukur të luaje me të, kam fatin të luaj me dy fenomenët më të rëndësishëm dhe është e vështirë ta shpjegoj”, përfundoi Joja, duke u referuar qartë për Lionel Messi, shok skuadre me të tek Argjentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *