• |
ide | kryesore

Habit Vuçiç: Jam i gatshëm të nënshkruaj liberalizimin e vizave për Kosovën

Planet



Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shprehur së fundmi gatishmërinë për të nënshkruar liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo deklaratë u bë gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur me përfaqësues serb të Kosovës, ku Vuçiç komentoi edhe pasojat e vendosjes së taksës prej 100 % mbi mallrat dhe produktet me vendprodhim Serbinë.

“>Sa i përket lidhjes së liberalizimit të vizave me taksat, nuk ka nevojë që taksat të hiqen. E kam ditur që nga fillimi se ato do të mbesin gjatë. Ne tani me humbjet që kemi pasur, po përshtatemi me rrethanat e reja. Do të gjejmë treg për produktet tona. Na është dashur kohë për këtë, por do ta zgjidhim këtë problem, ndërsa shqiptarët do të përballen me probleme të shumta.”- paralajmëroi kreu i shtetit serb.

Vendosja e taksës u ndërmor si mase nga qeveria kosovare, në shenjë reagimi kundrejt kundërshtimit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si edhe ndaj politikës së diplomacisë serbe në vende të caktuara të Bashkimit Evropian për tërheqjen e njohjes zyrtare të Kosovës. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj.”- e argumentoi vendimin kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur vendosmërinë për ta mbajtur në fuqi këtë taksë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht apelit të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe uljen në tryezën e bisedimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *