• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein 44 milionë dollarë për mbylljen e skandalit seksual

Paparazzi, Slider



Harvey Weinstein do të paguajë 44 milionë dollarë për të mbyllur pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore me viktimat e tij. “Wall Street Journal” dhe “New York Times” e dhanë lajmin bazuar në burime pranë ish-producentit kinematografik, që u bë simboli i abuzimit seksual në erën e #MeToo.

Weinstein, i cili pagoi 1 milion dollarë dorëzani për të dalë nga burgu, arriti një akord të kushtueshëm me ekipet ligjore të viktimave të tij.

Në këtë shumë përfshihen edhe dëmet që Weinstein do t’u paguajë disa ish-punonjësve të tij apo partnerëve në biznes, të dëmtuar nga pasojat ekonomike mbi aktivitetin kinematografik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *