Sezoni problematik i Gonzalo Higuain duket se nuk ka fund. Pak ditë nga finalja e Europa League në Baku, Pipita është filmuar në stërvitje ndërsa shfrynte të gjithë tërbimin e tij mbi stafin e teknikut Maurizio Sarri e dy shokëve të skuadrës.
Një vit me nerva të tensionuara për argjentinasin, nga Milano në Londër në pritje të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Higuain në fillim është grindur me Zappacosta, ndërsa më pas ka ngritur zërin ndaj dy pjesëtarëve të stafit teknik, duke e mbyllur me një debat me portierin Caballero.
Gonzalo Higuain was angry at #Chelsea training yesterday! #CFC pic.twitter.com/ZiAkAW5RHG
— The Blues (@TheBlues___) May 23, 2019