• |
ide | kryesore

Internet of Things (IOT), po transformon bizneset

Stil



Kryesisht në mjekësi, por jo më pak në transport, bujqësi, logjistikë, e në çdo lloj industrie tjetër nëpër botë, Internet of Things është duke transformuar çdo vit e më shumë bizneset. 34% e kompanive po përdorin IoT, krahasuar me 29% një vit më parë. 60% e bizneseve kanë besimin se brenda pesë viteve, mënyra e të bërit biznes mund të ndryshojë tërësisht për shkak të përdorimit të Internet of Things.

76% e përdoruesve janë shprehur se tashmë IoT është kthyer në një element kyc të biznesit, duke qenë se thuajse 95% e tyre kanë marrë përfitime të konsiderueshme nga përdorimi, siç është kthimi mbi investimin, rritja prej 19% në të ardhura e reduktimi i kostove me 18%.  75% e operatorëve në sektorin e shitjeve po shpenzojnë më shumë në IoT, krahasuar një vit më parë. Përfitime të tjera janë edhe përmirësimi në mbledhjen e të dhënave me 48%, rritja e produktivitetit të punonjësve me 47%, rritja e eficencës në përdorimin e aseteve me 41% si dhe përforcimi i besnikërisë konsumatore me 39%. Këto janë të dhënat e raportit, publikuar për të gjashtin vit radhazi nga Vodafone, pas një studimi në të cilin janë përfshirë 1758 biznese në mbarë botën, të cilat janë duke e përdorur ose po e njohin gjithmonë e më shumë IoT.

Nga të gjithë sektorët që përfitojnë, sektori financiar, specifikisht tregu i sigurimeve, është ai ku vihet re më shumë impakti i IoT. Për shembull, duke përdorur IoT, paketat e sigurimit në udhëtim mund të përshtaten bazuar në vendodhje dhe aktivitete. Ose, sensorët IoT njoftojnë pronarët e shtëpive kur ata harrojnë dyert hapur. Sektori me përfitimet më të larta nga përdorimi i IoT është shëndetësia. Tashmë pacientët e përdorin teknologjinë jo vetëm për të matur parametrat e jetës, por edhe për të vazhduar rregullisht trajtimin dhe për të parandaluar sëmundjet.

Implementimi dhe integrimi i IoT kërkon plotësimin e disa kushteve, midis të cilave shpejtësia e internetit është më e rëndësishmja. Vendi ku IoT aplikohet më shumë është Amerika, ku përdorimi është rritur nga 27% në 40%.

Edhe Shqipëria nuk ngelet pas në këtë drejtim, duke marrë parasysh se vetëm pak kohë më parë Vodafone Albania bleu të drejtën e përdorimit të frekuencave në 800 Mhz, frekuenca falë të cilave Vodafone po ofron internet më të shpejtë, me shpejtësi transmetimi që arrin deri 900 Mbps.

IoT (thënë ndryshe lidhja e pajisjeve teknologjike në rrjet), optimizon performancën, ul kostot dhe rrit fitimet, prandaj do të vazhdojë të bëjë revolucionin e çdo kohe, në botë por sigurisht, edhe në Shqipëri. Lajmi i mirë është se platformat IoT e bëjnë më të thjeshtë aplikimin e teknologjisë tek bizneset dhe Internet of Things e teknologjia 5G do përmirësojë ndjeshëm shërbimet dhe potencialin e kompanive. Në këto kushte, kompanitë nuk janë më në pikën kur diskutojnë nëse do implementojnë IoT në proceset e biznesit të tyre, por po diskutojnë mbi mënyrat se si mund ta implementojnë për të qenë ende konkurrues në ekonominë dixhitale të së ardhmes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *