• |
ide | kryesore

Itali/ Aksident i rëndë në autostradë, shqiptari humb jetën teksa shkonte në punë

Lajme



Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për një shtetas shqiptar që jetonte dhe punonte si emigrant në Itali. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Arjan Disha, i cili së bashku me shtetasin maroken Jamal Amaadour, ka humbur jetën pasi automjeti që po drejtonte i tipit “Fiat Bravo”, është përplasur për arsye ende të panjohura me një tjetër automjet përgjatë autostradës A4 në drejtim të Triestes, në afërsi të provincave Villesse dhe Redipuglia.

Nga raportimet e mediave fqinje, mësohet se aksidenti është shënuar rreth orës 7 të mëngjesit, teksa viktimat ishin nisur për të shkuar në punë.  Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga karabinierët, përplasja mund të ketë ndodhur për shkak të përgjumjes së Dishës ndërkohë që ka qenë duke ngarë automjetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *