• |
ide | kryesore

Itali/ Shkatërrohet banda e drogës, arrestohen 2 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një bandë që merrej në Itali me trafikun e drogës, e përbërë nga 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 italianë, është shkatërruar ditën e sotme në mëngjes.

Operacioni u zhvillua në Ostia të Romës, aty ku trafikantët e dyshuar kishin zhvilluar veprimtarinë kriminale. Banda u zbulua, edhe për shkak të rivalitetit që ekzistonte mes anëtarit të kësaj bande dhe një rumuni, anëtar i një tjetër bande. Shqiptari dhe rumuni ishin përfshirë në konflikt të ashpër për të vrarë njëri-tjetrin, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari më pas kishte thirrur në ndihmë një bashkëkombas dhe kishin qëlluar me armë në drejtim të rumunit, i cili mbërriti në spital me shenja të dukshme prej lëndimit të rëndë. Pas hetimeve, përpos rrahjes së rumunit, hetuesit zbuluan edhe faktin se dy banda të trafikut të drogës ishin në rivalitet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *