• |
ide | kryesore

Juventus ka tre çelësa për të rrëmbyer Pogba nga Manchester

Sport



Paul Pogba qëndron në krye të listës së merkatos së Juventusit. Lojtari, që prej kohësh ka bërë të ditur tek Manchester United se dëshiron të ndryshojë ajër, mbi të gjitha tani që “Djajtë e kuq” kanë dështuar në arritjen e Champions League për sezonin e ardhshëm, dukej pranë veshjes së fanellës së Real Madrid, por vlerësimi prej 150 milion euro e ka frikësuar Florentino Perez.

Çmimi praktikisht konsiderohet shumë i lartë edhe për Juventusin, që në fakt ka të paktën dy lojtarë në skuadër që do të mund të ishin të mirëpritur në shtëpinë e anglezëve, më saktë Paolo Dybala dhe Alex Sandro. Aq më tepër, raporti historik i afërt mes futbollistit dhe bardhezinjve do të mund ta favorizonte tratativën në rast se do të kishte ulje dhe në të tilla kushte bardhezinjtë janë mbi të gjitha të interesuar për të kryer lëvizjen.

Kuotat më të mëdha për të ndryshuar ambjent në Torino i ka mbrojtësi brazilian, në fund të një sezoni me luhatje, për më tepër që Spinazzola ka treguar se meriton më shumë hapësirë në krahun e majtë të bardhezinjve. Dybala mund të mos sakrifikohet në një këmbim të barabartë, ose gati, sidomos pak deklaratave për besnikëri, por një opsion mund të jetë edhe Douglas Costa, wingeri brazilian i preferuar në Old Trafford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *