• |
ide | kryesore

Kim Kardashian publikon fotot e rralla të dasmës

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian plot 5 vite më parë celebroi dashurinë në martesë me Kanye West në Itali, aty ku gjithçka u organizua në mënyrën më perfekte të mundshme.

Nga fotot e bëra virale, gjithçka dukej imtësisht e kuruar në detaj, ndërkohë pak orë më parë bukuroshja ka publikuar për herë të parë disa foto të shkrepura gjatë ditës së dasmës madhështore.

Në disa prej tyre shihet Kanye duke u veshur si dhëndër, i cili ndihmohet nga Kourtney Kardashian dhe ish-partneri i saj Scott Disick.

Gjithashtu vëmendjen na e tërhoqi edhe fustani brilant që Kim veshi kur u bë nuse.

Rikujtojmë se fustani në fjalë është dizajnuar nga Riccardo Tisci dhe, edhe pse kanë kaluar 5 vite, ai vijon që të mahnitë çdokënd që e rishikon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *