• |
ide | kryesore

Konferenca e parë për shtyp e Messi pas katër sezonesh: “Liverpool njollë që nuk hiqet”

Sport



Të fitojë Kupën e Mbretit për të arritur “doblete” e 9 të Barcellona e për të fshirë, të paktën pjesërisht, njollën sezonale të figurës së shëmtuar që bënë në Anfield. Lionel Messi është gati por mbrëmja e tmerrshme e Liverpool në Champions League është akoma një plagë shumë e freskët: “Ishte një goditje e rëndë, ajo në Anfield mbetet një njollë. Pas Romës e dinim se nuk duhet të ndodhte sërisht, por në fakt ndodhi. Pati vetëm një skuadër në fushë e ajo na shkeli me këmbë”.

Messi, gati i ri në një konferencë për shtyp, mungonte prj katër sezonesh, nuk ka kërkuar justifikime: “Valverde sigurisht që ka patur përgjegjësi në atë katrahurë, por e sigurtë që ne lojtarët kishim më shumë. Ishte dicka e tmerrshme që nuk duhet ta lejonim, shkatërruam punën e trajnerit të gjithë sezonit. Nuk mund ti lejojmë vetes të garojmë kështu, luhej finalja e Champions…”.

Kundër Valencia, në Sevilla, Barça mund të fitojë trofeun e pestë radhazi të Kupës së Mbretit: “Sido të shkojë ky sezon, mbetet i njollosur nga ndeshja e Liverpool, ekzaktësisht si vitin e kaluar me Romën. Vetëm se kjo njollë është më e madhe sepse vjen pas të parës e nuk ishim të aftë ta evitonim. Dështuam – përfundoi Messi -, por përtej kësaj sezoni im i parë si kapiten ishte i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *