• |
ide | kryesore

Largimi në lot i Theresa May: Kompromisi nuk është një fjalë e pistë

F1, Kryesore, Lajme, Planet



Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May nuk i mbajti dot lotët kur lajmëroi përpara mediave se në 7 qershor do të largohej nga kjo detyrë. Ajo nuk ia doli dot të bindë deputetët të të votonin marrëveshjen për daljen nga BE që ajo dorëzoi në parlament. Duke mos ia dalë të gjejë një marrëveshje ajo ia la këtë detyrë një kryeministri të ri pas qëndrimit për gati 3 vjet në këtë detyrë.

Fjalimi i kryeministres britanike ka bërë xhiron e medieve pasi në pak rreshta ajo përmblodhi të gjithë përpjekjen e saj. Lapsi.al sjell më poshtë fjalën e saj të plotë që ndoshta duhet të shërbejë edhe si leksion për politikën shqiptare.

“Bëra më të mirën për vendin që dua”

Nga Theresa May

Në 2016-ën i dhamë një zgjedhje popullit britanik. Kundër të gjitha parashikimeve, populli britanik votoi për ta lënë Bashkimin Europian. Jam e sigurt sot ashtu siç kam qenë 3 vjet më parë që në një demokraci nëse u jep njerëzve një zgjedhje, ke detyrën të përmbushësh atë që ata kanë vendosur.

Bëra më të mirën time për ta përmbushur këtë. Negociova termat e daljes sonë dhe një marrëdhënie të re me fqinjët tanë më të afërt që mbron vendet e punës, sigurinë tonë dhe Bashkimin tonë. Bëra gjithçka ishte e mundur për të bindur deputetët që ta mbështesnin këtë marrëveshje. Për fat të keq nuk ia dola dot.

E provova 3 herë. Besoj se është e drejtë që të këmbëngulësh edhe kur mundësitë për sukses nuk dukeshin të larta. Por tani e kam të qartë se është në interesin më të mirë të vendit që një kryeministër i ri duhet të udhëheqë këtë përpjekje.

Kështu sot po lajmëroj se do të jap dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe Unioniste të premten e 7 qershorit në mënyrë që të zgjidhet një pasardhës…

Është dhe do të mbetet gjithmonë një keqardhje e thellë për mua që nuk isha e aftë të përmbyllja BREXIT. Do t’i takojë pasardhësit tim që të gjejë një mënyrë për të nderuar rezultatin e referendumit. Për të pasur sukses, ai ose ajo, duhet të gjejë një mbështetje në parlament, ku unë nuk kam.

Një konsensus i ngjashëm mund të arrihet vetëm nëse me ata që janë në të gjitha anët e debatit janë të gatshëm të bëjnë kompromis. Për vite me radhë, humanitari i madh, Sër Nicholas Winton, që ka shpëtuar jetët e qindra fëmijëve duke organizuar evakuimin e tyre nga Çekosllovakia e pushtuar nga nazistët, nëpërmjet Kindertransport, ishte mbështetësi im në Maidenhead.

Në një tjetër moment të polemikave politike, pak vite para se ai të ndahej nga jeta, më morri nga ato anë dhe më dha një këshillë. Më tha: “Mos harro kurrë që kompromisi, nuk është një fjalë e pistë. Jeta është e varur nga kompromiset”.

Ai kishte të drejtë.

Ndërsa ne sforcohemi të gjejmë kompromisin që kemi nevojë në politikën tonë, nëse duhet të deklarojmë BREXIT, apo të vendosim qeverinë e decentralizuar në Irlandën e Veriut, duhet të kujtojmë çfarë na solli këtu.

Sepse referendumi nuk ishte vetëm një ftesë për të lënë BE-në, por kërkesë për një ndryshim të thellë në vendin tonë. Një thirrje për të bërë Britaninë e Madhe një që vend që funksion vërtet dhe për të gjithë. Jam krenare për progresin që kemi arritur në 3 vite…

Politika jonë mund të jetë nën presion, por ka kaq shumë gjëra që shkojnë mirë në vendin tonë. Ka kaq shumë gjëra për të qenë krenarë. Ka kaq shumë për të qenë optimistë. Së shpejti do ta lë këtë detyrë që ishte nderi i jetës sime që e pata në dorë, gruaja e dytë kryeministre, por sigurisht jo e fundit.

E bëj këtë pa asnjë keqdashje, por me një mirënjohje të madhe dhe të përhershme që pata mundësinë t’i shërbej vendit që e dua. ©Përshtati LAPSI.al



4 Comments

  1. Theresa negocioi pa konsultuar paraprakisht as kabinetin e vet, e jo me kundershtarin dhe me e keqja nuk “konsultoi” as 17 milion( vota me e madhe ne historine e Britanise) votuesit qe votuan Brexit. Fajin e paten konservatoret qe zgjodhen dike qe pat votuar remain per te negociuar termat e marreveshjes per te dale dhe normal qe do te ishte e lekundur dhe e dobet perpara europianeve, qe nga ana e tyre ishin me te interesuar per ta poshteruar e bere shembull, sic deshmojne dhe ca filmime qe rrodhen. Fatkeqesia e May-t vjen per shkak se injoroi demokracine: “Brexit means Brexit”, e jo Brexit me marreveshje me cdo kusht. Anglia problemet me demokracine i zgjidh me doreheqje te perlotura. Ne nuk e kemi kete luks. Me gjase ne problemin e demokracise do ta zgjidhim me doreheqje te pergjakur. “Rama ik do te thote Rama ik”.

  2. Tamam si Saliu qe ja qiu nonen shqiperise ,tym e flake ne 1997,prap tym dhe flake ne 2019.Oh sa e njeh kompromisin Saliu,na ben per te dhjere kur flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *