• |
ide | kryesore

Letra për Ramën/ Si doli bllof Berisha në Opinion (video)

Arkiva, Kryesore



Për politikanët tanë e shkuara është shpesh mallkmi i tyre. Kjo i ka ndodhur edhe Sali Berishës me intervistën e së enjtes në “Opinion”. I detyruar për të komentuar letrat e Ramës që e ftojnë Bashën për dialog, Berisha tha se letrat e hapura janë një paraktikë Marksiste- Leniniste dhe se Rama i ka ato të kopjuara nga Enver Hoxha.

Por kur Fevziu i vuri përpara ekranit një letër të tijën në 2006, ku ish kryeministri i kohës thoshte se zgjedhjet lokale nuk shtyeshin, ai i kapur ngushtë dredhoi: “Epo Rama më paska kopjuar mua” (video poshtë). Sidoqoftë letra e Berishës për Ramën ishte përgjigje e kryeministrit të atëhershëm pas një letre të kreut të opozitës, Edi Rama.

Në fakt, përpos kësaj ane spektakolare që e kapi Berishën në manipulim të pastër, ky episodi i ‘Opinionit’ të mbrëmshëm kishte edhe një aspekt më të rëndë. Po të lexohet sot letra e plotë e ish shefit të PD ajo ngjan si dy pika uji me qëndrimet që Rama mban sot. Atëherë ishte Rama që kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve dhe kryeministri që thoshte se kushtetuta nuk mund të shkelet, ndërsa tani ata kanë bërë rrokadë në qëndrime. Mjafton ky fakt i thjeshtë për të kuptuar se sa koherencë kanë të dyja palët, se sa i besojnë ato qëndrimet që predikojnë dhe sa seriozisht duhet ti marri publiku.

©Lapsi.al

1)Letra e Berishës 2006

Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit

2)Letra e Berishës 2006

Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sadoqë mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund t’a bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten

 



22 Comments

  1. Relativizim. Po krahason nje Berishe ne vitin e tij te pare te qeverisjes me nje Rame jashte mase te konsumuar. Edhe Rama ja hodhi gati cdo kritike mandatin e tij te pare se ishte i fresket dhe kishte kapital politik. Ekziston nje kontekst i gjere qe duhet konsideruar, jo vetem aspektet siperfaqesore.

  2. Absolutisht janë krejt të ndryshme si në formë ashtu edhe në përmbajtje, sepse Berisha asnjëherë nuk është përpjekur të tallë, të bëjë ironi apo të shantazhojë.

  3. Kjo tregon as me pak e as me shume se ajo shprehja “ne jemi ndryshe” eshte nje fraze boshe sa per t’iu hedhur hi syve disa militanteve budallenj, tregon se politikanet tane vecse kopjojne njeri-tjetrin dhe nuk kane aspak origjinalitet, tregon se KM aktual adhuron KM e meparshem pasi nuk eshte ne gjendje te beje gjera ndryshe.

  4. S.R.B paska kopjuar enverin,rama paska kopjuar salihun,kush eshte enveristi ketu o shpellare cecene cetnike?

    1. Te gjithe komunistet nje fytyre kane , ate te mutit per me shume ata te jugut qe kane marre shume edhe nga Turqit

  5. Nuk mund te behet krahasim me berishen 2006 dhe situaten ku e ka shpen Rama sot shqiperine. Berisha i kthente pergjigje nje te çmenduri qe gjithmone kish vjedhur me çertifikate zgjedhjet e bashkise, dhe keshtu hajduti thoshte kapeni hajdutin!

  6. Bllof ke dale ti o bushat se letra e berishes ka qene pergjigje per ramen, jo leter publike e inicuar prej tij.

  7. Rama edhe mund te kete te drejte kushtetuetshmerisht, dakord, po nuk i intereson kujt te kapet mbas kesaj. Problemi i vertete i Rames eshte te qenit arbitrar. Kushtetuten e respekton si ti teket, njehere po, njehere jo. Te fiksohesh me kushtetuetshmerine e zgjedhjeve deri ne krize kur kushtetuten e ke neperkembur me entuziazem per lloj lloj korrupsini banal eshte nje fasade qe shihet nga te gjithe.

  8. Ajo ishte pergjigje per letren e rames, blendi vet e korrigjoi kur e kuptoi gafen. Nuk ishte leter e iniciuar nga berisha. Mjaft u shurroset me berishen per te lare mutin qe ka mbyt vendin.

  9. Andi me shume i ngjet gjyshit…
    Dmth o Andi….. Rama paska kopjuar Berishen,komunist dhe per tu turperuar duhet te turperohet Berisha!??
    Me ndihmo o i zgjuar si gjyshi dhe i ngadalte si babai….te kuptoj edhe une asnjeditemarksisti…..
    Andi kur te ha bytha thonë….ta kruajnë…..

  10. Në këto 75 vitet e fundit të historisë së saj, Shqipëria ka provuar tre lloj qeverisjesh.
    1.- Qeverisja diktatoriale moniste enveriste – staliniste, që nga viti 1944 deri në vitin 1992.
    Do të ishte e marëzishme të flitej për këtë periudh për zgjedhje demokratike. Zgjedhjet konsideroheshin si ditë feste ku gjithë shqiptaret shkonin në kutitë e votimit formalisht për të dhënë votën e tyre për partinë komuniste e udhëheqësin e lavdishëm Enver Hoxha apo Ramiz Alia.
    Historia e zgjedhjeve të para pluraliste, filloi në vitin 1992.
    2.- Nga viti 1992 deri në vitin 1997, e nga viti 2005 deri në vitin 2013, qeverisi partia opozitare me ish partinë e punës. partia demokratike, me lider doktor Berishën si president e më vonë si kryeministër.
    Si një parti e re pa asnjë eksperiencë e traditë në sistemin demokratik perëndimor , e me politikanë që në fillim i kishte të gjithë liderët e saj, intelektuale të dalë nga universitetet shqiptare të sistemit diktatorial komunist,
    Padyshim që duke mos i njohur plotësisht ligjet e zgjedhjeve normale demokratike pluraliste, u bënë në periudhën e parë gabime të shumta që çuan në vitin e mbrapshtë 1997.
    Periudha e dytë e qeverisjes nga demokratët, ndonëse përkoi me krizën botërore financiare-ekonomike, ishte padyshim një hap cilësor progresi.
    Pa u zgjatur shumë me arritjet në integrimin euroatllantik, qeveria Berisha pati si prioritet dy nga projektet më të domosdoshme të zhvillimit ekonomik, infrastrukturën rugore e ate energjitike, pa të cilat nuk mund të ketë asnjë vend zhvillim ekonomik.
    Në periudhën e dytë të qeverisjes së djathtë, veç politikanëve demokratë të shkolluar në Shqipëri, u aktivizuan me sukses edhe politikanë të rij të arsimuar në universitetet europiane e amerikane.
    3.- Nga viti 1998 deri në vitin 2005, pas “revolucionit” të 97-ës, rierdhi në pushtet ish partia e punës me emrin e ndryshuar në partia socialiste. Lideri i PS, ekonomisti Nano, ndonëse e pranoi sistemin e tregut të lirë kapitalist e nga lindja i kthehu sytë nga perëndimi, duke risjellë në të gjithë sistemin e administratës shtetërore, “kuadrot” e ish PP, edhe për natyrën e tij liberale, nuk arriti dot të ndërtojë një shtet të mirfilltë ligjor demokratik e më kryesorja, nuk ariti që të asgjësojë bandat kriminale që i solli Shqipërisë 97-a.
    Periudha e dytë e qeverisjes socialiste, nga viti 2013, erdhi me lider piktorin Rama, një politikan pa asnjë ideollogji të kjartë politike, por që karrierën e tij e bëri si një çifligar i Tiranës nga ku duket se karriera politike i solli edhe pushtetin e parasë, duke pasur lidhje të herëshme me biznesmenë të fuqishëm ndërtimesh që njëkohësisht u bënë edhe pronarë mediash.
    Në 6 vitet e qeverisjes së tij Rama, gjithnjë e më shumë ju largua parimeve ideollogjike të së majtës, duke parë tek kapitalizmi i egër korruptiv, që pushtetin politik ta mbështeste tek pushteti i parasë..
    Në retorikë ai shitet si lider i ideve socialiste për të mbajtur elektoratin e majtë, por në qeverisje ai ka shkelur çdo parim te politikave sociale, duke u mbështetur vetëm tek disa oligarkë

    Kjo është në vija të përgjithëshme “historia” e politikës shqiptare të këtyre 75 viteve.
    Bushatit i ka ngelur ora vetëm me mllefet që ka ai me Berishën, e në çdo shkrim ku me fakte e me argumenta llogjikë godet me të drejtë Ramën, nuk ka sepse ta dobësojë e relativizojë këtë kritikë, duke përmendur gjithmonë Berishën si person.Ai ka 6 vite që nuk ka më asnjë funksion drejtues partiak e shtetëror.
    Po ti viheshim krahasimeve me të kaluarën historike të politikës shqiptare, përse nuk hidhemi e të bëjmë krahasime me diktatorin Enver Hoxha apo byronë e tij politike ?

  11. Janullatosi I SRB na e mbron kete njeri me shpirt te Hijenes,shko dhe ti mer molotovin dhe me vrap ne proteste,po nuk erdhe shpellaret e salihut do te shkelyejne nga bytha more kopili I kodoshit SRB Bisturia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *