• |
ide | kryesore

Manchester United ‘djeg’ Barcelonën: 14 milionë në sezon për De Ligt

Sport



Cështja e merkatos së Mathijs De Ligt nuk duket të ketë fund, madje pasurohet me skenarë të rinj. Sipas asaj që bën të ditur “Sport”, Manchester United ka vërshuar mbi mbrojtësin hollandez, duke i ofruar një kontratë prej 14 milionë euro në sezon. Shifra është e jashtëzakonshme dhe ka bërë të ngrijnë të gjitha tratativat e deritanishme me Barcellona e Juventus, me kapitenin e Heshtarëve që ka ndërmend të luajë me cmimin, sidomos me blaugrana.

Lëvizje vendimtare, në sprintin që përcakton të ardhmen e De Ligt, mund të vijë nga Anglia. Duke parë dilemat e mbrojtësit, United luajti me ofertën, duke vendosur në tavolinë shumë para. 14 milionë në sezon për saktësi. Oferta është e denja për lojtarët e mëdhenj, ndaj dhe De Ligt në këtë pikë po vlerëson propozimin tronditës të Red Devils, duke u menduar të bëjë edhe disa konsiderime teknike bashkë me Raiola.

Kështu, sepse për qendërmbrojtësin e Ajax mbetet i ndezur interesimi i Barcellona, që nuk duket se ka ndërmend të barazojë cmendurinë e Utd, por sidoqoftë do të ngrejë disi ofertën. Këto pagesa mbajnë larg për momentin të tretin e interesuar, Juventus, që mbetet vigjilent për të përfituar nga rasti, por më i spostuar në krahasim me United e Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *