• |
ide | kryesore

Me urdhër të Arta Markut, regjimi 41 BIS në duart e Donika Prelës

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku ka urdhëruar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prelës, që të vërë në zbatim regjimin “41 BIS”. Të gjithë të dënuarit për krimjim të organizatave kriminale të kryer në bashkëpunim dhe të burgosurit e dënuar për krime të rënda, do të kalojnë në regjim izolimi. 41 BIS parashkokon që këta të dënuar të mos kenë konkate telefonike për një periudhë të caktuar me asnjë person, përfshi edhe pjestarë të familjes. Gjithashtu u ndalohet që në orën e ajrimit të qëndrojnë me të dënuar të tjerë.

Urdhri i Markut mbetet i diskutueshëm, pasi në ligj parashikohet se të drejtën për të urdhëruar që një i dënuar të kalojë në regjimin 41 BIS, e ka drejtuesi i BKH (Byrosë Kombëtare të Hetimit), institucionin i cili ende nuk është krijuar.

Regjimi 41 BIS është praktikuar për herë të parë në vitet 60’ nga antimafia italiane, e cila për të pamundësuar bosët e mafias që të kontrollonin aktivetin kriminal, qëndronin në izolim të plotë, duke u mohuar çdo kontakt me jashtë, përfshi telefonatat dhe takimet me familjarë.

Edhe në vendin tonë ka pasur akuza dhe fakte konkrete se të dënuar të konsideruar “VIP”, vijonin aktivitetin e trafikut të drogës apo në fushën e gjobëvënies, edhe pse gjendeshin në qeli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *