• |
ide | kryesore

Meta: E vë mandatin tim në dispozicion të zgjidhjes së krizës

Lajme, Të fundit

Në një deklaratë publike, ku njoftoi gatishmërinë e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në funksion të zgjidhjes së krizës politike, Presidenti Ilir Meta, shkon edhe më tej, ndërsa thotë se është i gatshëm të lë edhe mandantin e tij Presidencial.

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë. 

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhet në deklaratën e kreut të shtetit, i cili apelon partitë të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.

6 Comments

  1. Po ik o plehre ik se gjasme tu dhimbska dhum ty gjendja tani u kujtove ti qe fshati po digjet
    Ju rente damlla krejt sa jeni kriminela

  2. Ore c’dekreto daten e zgjedhjeve. Merre kete pergjegjesi mbi vete me rrezikun qe te shkosh ne burg. Ky eshte i vetmi vetesakrifikim qe na duhet. Me shume mundesi rilindja nuk do e njoh aktin dhe do vazhdoje me zgjedhjet, por do krijohet mundesia qe ato zgjedhje te deklarohen te pavlefshme neser dhe te perseriten bashke me te pergjithshmet. Ti do dalesh ose hero , ose viktime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu