• |
ide | kryesore

Milioneri i propozon në tapetin e kuq të Kanës modeles portugeze

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme, vëmendja e tapetit të kuq në Kanë u vodh nga një burrë i ulur në gjunjë që i propozoi të dashurës së tij. Pasi fotot bënë xhiron e rrjetit, zbulohet kush ishte çifti misterioz.

Bëhet fjalë për Milos Kant dhe Marguerite Aranha. Ai është një biznesmen milioner 63 vjeçar, ndërsa ajo një yll televiziv portugez, 25 vjeçare. Ata e filluan romancën e tyre vetëm një muaj më parë, në 15 prill. Kant dhe Aranha janë njohur në një klub natë ku ajo ishte kërcimtare, ndërsa ai bashkëpronar.

Dhe pse gjithnjë janë diskutuar për diferencën e tyre të madhe në moshë, Aranha është shprehur: “Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *