• |
ide | kryesore

Napoli është fitues i kampionatit, De Laurentiis: “Moralisht titulli 2018 është i yni”

Sport



Aurelio De Laurentiis feston 70 vjetorin, duke lënë shenjë ndër vite, fillimisht në botën e kinematografisë e më pas në futboll: “Me përjashtim të kohës së Maradonës, kurrë më parë Napoli nuk ka patur një rol ndërkombëtar më autoritar: statusi ynë është evident”. Një rezultat i arritur, pavarësisht një tjetër kampionati të sapohumbur. Por sidomos ai i një viti më parë nxit ADL të pickojë Juventus: “Moralisht e fituam ne falë një loje të mrekullueshme e unanimisht të njohur, e ndjej se ai titull është i yni. Por në futboll ekzistojnë faktorë të jashtëm që rezultojnë përcaktues: kur këta faktorë të mposhten mund të flitet për kredibilitet e gjëra të tilla nuk do të ndodhin më”.

Napoli i të ardhmes është ai që shqetëson presidentin, që në anën tjetër konfirmon vlerësimin për teknikun: “Me Ancelotti kemi nisur më herët ciklin tim të katërt tek Napoli – ka thënë ai për Corriere dello Sport -. Jam shumë i kënaqur prej tij e ai është i lumtur të qendrojë këtu”.

Për merkaton De Laurentiis i ka idetë e qartë: “Quagliarella meriton të mbyllë karrierën në Napoli, nuk është cështje ekonomike, por romanticizmi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *