• |
ide | kryesore

Ndërtime pa leje dhe prerje e pyjeve, 6 të proceduar në Dibër

Lajme



Policia e qytetit të Dibrës ka proceduar penalisht 6 persona, të cilët akuzohen për ndërtim pa leje dhe për prerje të paligjshme të pyjeve.

Si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është urdhëruar procedimi penal ndaj shtetasve me iniciale S.T., Q.L., A.H., B.SH., të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.

Po ashtu, janë goditur edhe 2 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, ku shtetasit C. dhe Q.XH. do të ndiqen penalisht, pasi u konstatua transportimi dhe prerja e lëndës drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Dibër, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *